Merkel: Do të përpiqem të bëj të mundshmen për Kosovën
6 Qershor 2007Reklamë
Në prag të samitit të G8ës në Heiligendamm kancelarja gjermane Angela Merkel ka premtuar se do të përpiqet që të arrijë një konsensus në çështjen e Kosovës. "Qëndrimet janë të ndryshme dhe nuk mund të pritet që ato të zhduken brenda natës. Ne duam të shfrytëzojmë atmosferën e këtushme dhe unë si kryetare e radhës e G8ës do të përpiqem të bëj të mundshmen. Është e rëndësishme që të dëgjojmë argumentat e njëri tjetrit", tha kryetarja e radhës e G8ës pak para takimit dypalësh me presidentin rus Vladimir Putin të mërkurën në mbrëmje. Kosova do të jetë në axhendë gjatë drekës së punës, që krerët e tetë shteteve do të zhvillojnë gjatë ditës së enjte.