Löw prezanton ekipin kombëtar të Gjermanisë për Kampionatin Botëror të Futbollit
6 Maj 2010Trajneri i ekipit kombëtar të Gjermanisë Joachim Lëw ende nuk ka vendosur për numrin një në Kampionatin Botëror, që zhvillohet në Afrikën e Jugut. "Ne do të konsultohemi deri në fund të javës së ardhëshme dhe do të vendosim për portierin", tha Lëw gjatë nominimit në Shtutgart të skuadrës, që merr pjesë në Kampinatin Botëror në qershor.
Ekipi përmban dy të rinj, por ndonjë ndryshim të madh nuk ka.
I papritur ishte në prezantimin ekipit mbrojtësi Denis Aaogo, i riu, që sapo ka hyrë në ekipin e Hamburgut. Në kombëtare do të jenë nëntë lojtarë nga ekipi i Bajernit të Mynihut. Disa nga ekipi me 27 lojtarë do të luajnë vetëm me Maltën. Portierët kandidatë, pas lëndimit të portierit të Leverkuzenit Rene Adler, janë: Jërg Butt, Manuel Neuer, Tim Wiese. Në sulm do të jenë Cacau, Gomez, Podolski, Kießling, Klose, Müller. Mesfushorë do të jenë Ballack, Khedira, Kroos, Maron, ëzil, Schweinsteiger, Träsch, Trochowski. Disa nga emrat në mbrojtje janë: Aago, Badstuber, Beck, Boateng, Friedrich, Lahm, Jansen, Mertesacke.
Autor: dpa/Mimoza Cika-Kelmendi
Redaktoi: Angjelina Verbica