Kosova pret njohje të tjera
15 Shtator 2008Në të njetën linjë shprehet edhe kryetari i kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili thotë i bindur se mekanizmat ndërkombëtar të drejtësisë, do të mbështesin gjithmonë të drejtën e popujve për vetvendosje. "Ne kemi besim se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, nuk do të marrë ndonjë vendim kundër vullnetit të qytetarëve të Kosovës, sepse i gjithë aktiviteti politik që është zhvilluar në Kosovë është bërë në koordinim të plotë me autoritetet ndërkombëtare", thotë Jakup Krasniqi.
Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, që nuk janë përfshirë në institucionet e saj, thonë se Serbia ka të drejtë që të kërkojë mbrojtje të sovranitetit të vet nga institucionet ndërkombëtare. Oliver Ivanoviq, është sekretar shteti në Ministrinë për Kosovën në qeverinë e Serbisë:"Serbia ka të drejtën që të kërkojë mbrojtje nga institucionet ndërkombëtare që merren me këtë çështje, në këtë rast nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Serbia në Kosovë tash nuk po dërgon ushtrinë dhe policinë e saj, por po i drejtohet Gjykatës që ta vërtetojë sovranitetin e saj edhe mbi Kosovën dhe për këtë kërkon edhe ndihmën e vendeve evropiane ", thotë Oliver Ivanoviq.
Sidoqoftë, dy udhëheqësit politik kosovar, presidenti Fatmir Sejdiu dhe Ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni, më datën 20 të këtij muaji udhëtojnë për në Nju Jork, ku do të marrin pjesë në punimet e asambles së përgjithshme të OKB-së. Ata, shprehen të bindur se pas punimeve të Asamblesë edhe shumë shtete do ta njohin pavarësinë e Kosovës, sepse të gjitha argumentet sipas tyre janë në anën e Kosovës se duhet të jetë një vend i pavarur.