1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kosova me Kryeministër dhe Kryetar të ri Parlamenti

Bekim Shehu10 Mars 2006

Kryeministër i Kosovës zgidhet Agim Çeku. Kolë Berisha zgjidhet kryetar i Parlamentit të Kosovës. Të dy angazhohen për të drejtat e pakicave dhe demokraci.

https://p.dw.com/p/Arhu
Zgjedhjet në Kosovë
Zgjedhjet në KosovëFotografi: AP

Mëse pesë orë debate të ashpra u zhvilluan në kuvendin e Kosovës para se të zgjidhej qeveria e re me mandatar Agim Çekun, ndërsa që në fillim të seancës u deshën vetëm një gjysmë ore që të bëhen ndërrimet në kreun e kuvendit. Ishin 65 vota për 39 kundër dhe një ambstemin nga 105 deputet që ndodheshin në sallën e kuvendit. Pra më shumë se gjysma e deputetëve e votuan qeverinë e re dhe në këtë mënyrë Agim Çeku u shpall kryeministër i Kosovës.

Në fjalën e tij, kryeministri i ri Çeku, u angazhua për realizimin e të drejtave të pakicave dhe këtë garancë ai e shprehu edhe në gjuhën serbe.

Deputetët e kuvendit të Kosovës, qysh në fillim të seancës më shumicë votash me një votim formal shkarkuan nga detyra kryetarin e parlamentit të Kosovës, Nexhat Daci dhe zëvëndësuan atë me nënkryetarin e LDK-së, Kolë Berisha. Në fjalimin e tij të parë kryetari i ri i parlamentit tha para deputetëve Kolë Berisha tha se, ai do të angazhohet që brenda parlamentit të Kosovës të ketë debat dhe demokraci të plotë.

Kryetari i partisë demokratike të Kosovës në opozitë Hashim Thaqi, kritikoi koalicionin qeveritar dhe përbërjen e qeverisë Çeku. Ai tha se qytetarëve të Kosovës nuk u nevojitet një qeveri sipas tij, e garantuar për të dështuar.

Kritikat e shumë deputetëve të opozitës në adresë të koalicionit qeveritar vazhduan gjatë, mirëpo më në fund qeveria Çeku me një votim të hapur mori shumicën e votave të deputetëve. Zgjedhjen e kryetarit të ri të kuvendit të Kosovës, e përshëndeti shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen, ndryshime të cilat ai i quajti një hap të rëndësishëm për çuarjen përpara të proceseve demokratike në Kosovë. Petersen, thotë se kuvendi duhet të jetë vend i demokracisë dhe i dialogut, duke vlerësuar se zhvillimi i frymës demokratike në parlament është në interes të Kosovës.