Koha për ndihma dhe jo fjalë të mëdha | Bota | DW | 22.10.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Koha për ndihma dhe jo fjalë të mëdha

Pasojat e termetit në jug të Azisë, janë të tmerrshme. Deri tani është konfirmuar vdekja e 50.000 njerëzve. OKB pohon se janë lënduar mbi 70.000 përsona, ndërkohë që numri i atyre që kanë mbetur pa kulm mbi kokë kalon shifrën prej tre milionë. Në veri të Pakistanit nga bota janë shkëputur gjysmë milioni njerëz.

Qindra mijëra njerëz të cënuar

Qindra mijëra njerëz të cënuar

Nuk është më fjala për të vdekurit. Mjaft më edhe me letra dhe telegrame ngushëllimesh. Tani duhet ndihmuar të mbijetuarit e termetit në Pakistan, sepse nuk dihet edhe sa kohë do të jenë gjallë. Me qindra mijëra njerëz gjenden në kodra dhe lugina të pakalueshme, të cëanuar nga uria, të ftohtit dhe vdekja. Nga 100.000 tendat e domosdoshme, në rajonin e goditur nga termeti nuk ka mbërritur as një e treta. Kjo edhe për shkaqe financiare, sepse tendet duhet të blehen në tregun ndërkombëtar. Ato kushtojnë.
Organizatat e ndihmës kanë të drejtë kur ankohen për mungesën e gatishmërisë së perëndimit, pra edhe të Gjermanisë, për ndihma. Megjithë arritjet e shumta, Pakistani ende është një vend në zhvillim. Një vend i cili, siç thotë shpesh edhe presidenti Musharaf, nga pasojat e këtij termeti ka prekur fundin e mundësive. Dhe kjo përkundër një vale të jashtëzakonshme solidariteti në mbarë vendin. Njerëzit blejnë ndihma dhe i sjellin vetë në rajonet e katastrofës. Ata i kanë hapur dyert e oborreve dhe shtëpive të tyre, për ata të cilët kanë humbur kulmin mbi kokë. Kushërinjtë i kanë marrë dhe i kanë sjellë në shtëpitë e tyre, familjarët e shumtë nga rajonet e katastrofës.
Natyrisht që njerëzit në perëndim nuk mund të marrin fëmijë ose të sëmurë, të lënduar dhe të moshuar pakistanezë. Por me siguri që mund ti rishikojnë kontot e tyre dhe të transferojnë ndihma financiare për ndonjë prej organizatave të shumta gjermane të ndihmës të cilat janë angazhuar në këtë rajon.
Mirëpo as ndihmat më të mëdha nuk mund të lehtësojnë pasojat e katastrofës. Në qoftë se njerëzit e rrezkuar në malet e Kashmirit nuk zbresin në ndonjë prej vendeve në lugina, ku mund ta mbijetojnë dimrin e ardhëshëm.
Ideja e OKB për krijimin e një lloj ure ajrore, për nxjerrjen e njerëzve nga këto rajone, nuk është aspak e keqe. Mirëpo sërish kthehemi tek problemi kryesor: ndërtimi i kësaj ure kushton. Këtu kemi të bëjmë me një apel ndaj politikës. Solidariteti i vërtetë kërkon më shumë se mbështetje verbale. Kjo ka të bëjë edhe me Gjermaninë.
Berlini mund të japë një kontribut më të madh në kuadër të Natos. Të papranueshme janë justifikimet se në Gjermani ende po zhvillohen negociatat për krijimin e një kabineti të ri qeveritar. Nëqoftëse mendohet të evitohet rraskapitja dhe vdekja bukvale e qindra mijëra njerëzve në malet e Pakistanit, atëherë duhet vepruar. Jo vetëm në Islamabad, por edhe në Berlin, Bruksel apo Uashington.

  • Data 22.10.2005
  • Autor Franc Bumeder
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArNc
  • Data 22.10.2005
  • Autor Franc Bumeder
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArNc
Reklamë