Irani s´ka nevojë për këtë OKB | Politika | DW | 04.09.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Irani s´ka nevojë për këtë OKB

Kofi Anan vizitoi në fundjavë më 2 shtator Iranin. Pas bisedimeve me presidenzin Mahmud Ahmedinexhad Anani s´mundi të arrijë asnjë përparim në konfliktin atomik. Presidenti iranian, ndonëse është shprehur për bisedime të mëtejshme, sërish e ka refuzuar ndërprerjen e pasurimit të uranit si kusht të bisedimeve.

Ahmadinedschad takohet me Kofi Annan

Ahmadinedschad takohet me Kofi Annan

Forca e fjalës s´ka fuqi kundrejt fanatikëve, që dëgjojnë vetëm zërin e tyre. Kofi Anan s´mundi të ofronte më shumë se sa fjalë gjatë vizitës në Teheran. Gjithçka tjetër ishte thënë. E megjithatë Sekretari i Përgjithshëm tentoi sërish duke i shtruar udhëheqjes në Teheran tapetin e kuq për t´u kthyer me kredibilitet të plotë në tryezën e bisedimeve. Vërejtja e tij ndaj Uashingtonit për durim, dhe udhëzimi i qartë, që sanksionet nuk janë zgjidhje për të gjitha problemet, kanë shkaktuar indinjatë tek administrata e Bushit. Ndërsa presidenti i Iranit, Mahmud Ahmedinexhad i injoroi ato me gjakftohtësi. Po ashtu si edhe paralajmërimin e Ananit lidhur me çështjen e Holokaustit, që u hodh poshtë si një tjetër fyrje.

Teherani nuk e ka të nevojshme që t´i lëshojë pe kryediplomatit të bashkësisë ndërkombëtare. Teherani s´ka nevojë për këtë OKB që e konsideron me orientim perëndimor dhe u shmanget rregullave të diplomacisë. Grindja atomike është e pakuptueshme dhe aq më e pakuptueshme është bërë ajo pas skadimit të ultimatumit dhe toneve të ngurrta të propagandës nga Teherani dhe ministria e mbrojtjes e ShBA.

Vetëm çështja e Këshillit të Sigurimit ka mbetur e njëjta si përpara rezolutës 1696: durim apo sanksione? Një rezolutë, që ka dëshmuar pakuptimësinë dhe rrezikun e vizitës së Ananit. Pesë fuqitë me të drejtë vetoje dhe Gjermania duan të tregojnë, se sa seriozisht e marrin ato jo-në ndaj bombës atomike të Iranit. Tani të gjitha shtetet duhet të ndërmarrin hapin tjetër, pra të vënë në veprim sanksionet, për të ruajtur prestigjin e tyre.

Por në vend të kësaj në radhët e koalicionit të madh kundër Iranit mbizotëron mungesa e unanimitetit. Berlini flet për presion diplomatik, Parisi për më shumë bisedime, Londra kërkon kujdes, Pekini e ripërkufizon afatin dhe Moska i përmbahet "njet-it" lidhur me sanksionet. Vetëm Uashingtoni kërkon atë që është përcaktuar në rezolutën e OKB-së dhe madje diçka më shumë.

Këto janë reagime, sikur Teherani ta ketë shkruar vetë rezolutën, për ta hequr shërish prej hunde bashkësinë ndërkombëtare. Perspektiva dhe shanset për influencë ndaj Iranit janë pothuajse zero. Pa vazhdimin e serisë së rezolutave, për të cilat kanë rënë dakord gjashtë tigrat prej letre, Teherani do t´ia arrijë qëllimit të tij që të dëshmojë paaftësinë e Perëndimit dhe të OKB-së së padëshiruar. Me vazhdimin dhe vënien në përdorim të instrumentave për ndëshkimet e para ekonomike, presidenti i Iranit do t´ia arrijë qëllimit të tij: për të dëshmuar armiqësitë e Perëndimit dhe të OKB-së së padëshiruar.

Qysh tani është e qartë, se hapi në Këshillin e Sigurimit ka dëmtuar më shumë vetë këtë forum të OKB-së, se sa ka influencuar ndaj Iranit. Tani po bëhet një prapaktheu i vrullshëm, për fat të mirë. Tani sërish duhet të zhvillohen bisedime, durimit po i jepet edhe një shans, ndonëse sundimtarët në Teheran nuk e meritojnë këtë. Por nëse duhet të mbetemi tek fjalët, bota s´ka alternativë tjetër. Ajo duhet të negociojë me durim, dhe me gatishmëri të pranojë plotësisht të drejtat e Teheranit si dhe të kërkojë prej tij që ai t´u përgjigjet detyrimeve të veta. Pasi të mbarojnë të gjitha fjalët duhet të vihen në veprim edhe sanskionet, edhe sikur kjo të jetë e dhimbshme për të gjithë pjesëmarrësit.

  • Data 04.09.2006
  • Autor Komenti nga Rainer Zytfeld
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqof
  • Data 04.09.2006
  • Autor Komenti nga Rainer Zytfeld
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqof