1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

210109 Guantanamo Schließung

Daniel Sheshkevitz22 Janar 2009

Presidenti i SHBA, Barak Obama i bllokoi fillimisht për 120 ditë të ashtuquajturat komisione ushtarake në kampin amerikan, Guantanamo. Ky ishte njëri prej veprimeve të para që bëri ai, me ardhjen e tij në post.

https://p.dw.com/p/GeBR
Amnesty International kërkon mbylljen e Guantanamos
Amnesty International kërkon mbylljen e GuantanamosFotografi: AP

Por mbyllja e Guantanamos do të rezultojë e vështirë, meqenëse deri tani është e paqartë se si do të veprohet me të burgosurit, kundër të cilëve nuk është ngritur deri tani padi.


Aktualisht në Guantanamo janë mbledhur 250 të burgosur, statusi i të cilëve, me pak përjashtime, është i pasqaruar. Një grup prej 60 të burgosurish konsiderohen nga qeveria e SHBA të pafajshëm. Këta mund të liroheshin menjëherë, po të gjendeshin vende që do t'i pranonin, në të cilat të burgosurit do të ishin të sigurt nga tortura dhe arrestimi.

Hertha Däubler Gmelin, kryetare e Komisionit të Të Drejtave të Njeriut në Bundestagun gjerman, sheh këtu në radhë të parë një detyrim të amerikanëve: "Në radhë të parë janë amerikanët ata që duhet t'i pranojnë, sepse janë ata që e bënë padrejtësinë (Guantanamon). Për këtë ka një përgjegjësi dhe ajo duhet plotësuar. Nëse tani ka refugjatë, që thonë se ne kemi një urrejtje të tillë për amerikanët, sa nuk duam të vemi atje, por nuk duan, ose nuk munden të shkojnë as në vendet e tyre, atëherë duhet parë nëse për ta ka vende që mund t'i pranojnë. Për këtë ka procedura të konsoliduara, mund të lidhen edhe marrëveshje." i tha Herta Däubler Gmelin radios WDR.


Që në javën e ardhshme, Këshilli i Ministrave të BE do të takohet në Bruksel, për të rënë dakord për një procedurë të njësuar për këtë temë. Wolfgang Heinz, ekspert i së drejtës ndërkombëtare në Institutin Gjerman të të Drejtave të Njeriut, sheh këtu një problem: "Persona, të cilët i kanë kaluar tri, katër ose pesë vjet në Guantanamo, nuk mund t'i lirosh thjesht dhe të shohësh se çfarë do të ndodhë me ta. Unë do të dëshiroja që këta persona të shkojnë në shtete, në të cilat të marrin mbështetje mjekësore dhe socialpsikologjike. Ku ata të vihen sërish në kontakt me familjet e tyre, në mënyrë që këta njerëz të gjejnë rrugën pas në realitet, gjë që duhet të jetë shumë e vështirë në kushtet e veçanta të Guantanamos."

Por me këtë nuk është eleminuar i gjithë dëmi, mendon Herta Däubler-Gmelin: "Duhet parë nëse këta persona janë trajtuar në mënyrë të gabuar. Përgjigjen për këtë pyetje ne besojmë se e dimë. Atëherë këta njerëz duhen liruar, të zhdëmtohen dhe të pyeten se ku duan të shkojnë."

Por në përgjithësi, të gjithë shohin në vendimin e Barak Obamas një hap në drejtimin e duhur. Eksperti vjenez i së drejtës ndërkombëtare dhe raportuesi special i OKB-së për torturat, Manfred Novak: "Unë pres edhe nga Barak Obama, që gabimet dhe krimet e së shkuarës t'i hetojë pa mëshirë, t'i sqarojë dhe shpresoj edhe t'i dënojë."

(AUD/aca)


Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë

Zbulo më shumë