1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Berlini kërkon ndihmë nga federata për të tejkaluar mizerien financiare

Marsel Fyrstenau28 Prill 2006

Këtë javë në Gjykatën e lartë kushtetuese në Karlsuhe filloi një proces në të cilin pritet të vendoset për ndihma financiare për kryeqytetin gjerman të zhytur në borgje. Pa mbështetjen financiare të federatës përgjesiët politik nuk shohin kurrfarë ardhmërie për kryeqytetin gjerman

https://p.dw.com/p/Ar0l
Me tre Universitete dhe i zhytur në borgje - kryeqyteti Berlin
Me tre Universitete dhe i zhytur në borgje - kryeqyteti BerlinFotografi: AP

"Po të ishte Berlini një ndërrmarrje private ka kohë që do të kishte bankrotuar". Ky vlerësim është dhënë nga ai që duhet ta dij më së miri: senatori i financave në Berlin, Thilo Sarrazin. Socialdemokrati administron rreth 60 miliardë euro borgje - tendeca gjithnjë në rritje. Bashkarisht me shokun e tij të partisë dhe kryebashkiakun e Berlinit, Klaus Voverajt ai shpreson që do të bind Gjykatën e lartë kushtetuese për nevojën e ndihmës që ka kryeqyteti gjerman. Berlini, pohon kryebashkiaku Voverajt ndodhet në një gjendje emergjente buxhetore:

"Ne nuk jemi në gjendje që të lirohemi vet nga ngarkesa e borgjeve dhe me të edhe pagesat e kamatave që lidhen me këto borgje. Ne vet kemi ndërrmarrë të gjitha përpjekjet e mundshme. Pra kemi ndjekur për vite të tëra një kurs shumë të vështirë për sanimin e pasojave. Por tani kemi nevojë për solidaritetin e përbashkët të federatës", thotë Voverajt.

Megjithatë federata tregohet koprrace dhe ka në anën e saj shumicën e landeve federale. Berlini është vet fajtor, qyteti jeton mbi standardet e tij: tre universitete, tre shtëpi operash, gjashtë shoqëri për ndërtimin e banesave. Ende ka shumë gjëra për tu privatizuar në Berlin. Por senatori i financave të Berlinit, Thilo Sarrazin kundërshton këto akuza. Ai thekson se që prej mesit të viteve të 90-ta shpenzimet janë reduktuar për 11 përqind ndërkohë që në federatë është shënuar një ngritje mesatare e tyre prej 3,3 përqind. Përveç kësaj në sektorin e shërbimeve püublike qyteti ka shkurtuar më shumë se të gjithë të tjerët, numri i të punësuarëve është reduktuar nga 200 mijë në 130 mijë persona. Dhe kursimet vazhdojnë edhe më tej:

"Duhet të mirret ajo çka mund të mirret. Deri në vitin 2012 ne do të vazhdojmë me reduktimin e personelit", sqaron Sarrazin.

Por më shumë nuk mund të bëhet, thotë senatori i financave i cili për shkak të kursit të tij brenda koalicionit të socialidemokratëve dhe socialistëve gëzon pak simpati. Përkundër të gjitha armiqësive Sarrazin shprehet i bindur se reduktimet e buxhetit në dhjetë vitet e kaluara tani do të shpërblehen nga gjykatësit e Gjykatës së lartë kushtetuese. Mbi të gjitha gjendja e vështirë financiare është rritur historikisht por nuk e ka origjinën në ndarjen politike dhe ekonomike të Berlinit me përfundimin e luftës në vitin 1945.

Atëherë pothuajse të gjitha ndërrmarrjet e qytetit pak a shumë i patën kthyer shpinën qytetit. Pas rënjes së murit të Berlinit në pjesën lindore bankrotuan ndërrmarrjet shoqërore. Andaj punëdhënsi më i rëndësishëm ka qenë dhe mbetet sektori i shërbimeve publike. Pa të shkalla e papunësisë do të ishte 20 përqind më e lartë se që është tani.

Prej firmave të shpërngulura pas rënjes së murit në vitin 1989 në Berlin nuk është kthyer asnjë e vetmja, as koncerni Simens i themeluar në Berlin që tani e ka qendrën e tij në Mynih të Bavarisë. Ashtu si Frankfurti mbi Majn i cili u shndërrua në metropol bankar për shkak se bota financiare por kërkonte një seli të re pas Luftës së dytë Botërore dhe e gjeti atë në Frankfurt.

Në këtë mënyrë ardhmëria e Berlinit para së gjithash është e lidhur ngushtë me kulturën dhe shkencën. Në këto fusha kryeqyteti gjerman është i aftë për konkurrencë në mbarë botën. Një potencial që luan një rol të rëndësishëm edhe si faktor ekonomik dhe duhet të shfrytëzohet si i tillë, mendon avokati ndërkombëtar dhe mbështetsi i artit, Peter Raue:

"Berlini nuk ka miniera, nuk ka industri por e ka kulturën, shpirtin e jetës. Ai është qendra e frymëzimit në Gjermani. Dhe aty edhe tre universitete nuk janë shumë. Rrethanat dëshmojnë se universitetet janë të mbushura plot", sqaron Raue.

Megjithatë si ai nuk mendojnë të gjithë. Ndër skeptikët e Berlinit bile mund të thuhet në mesin e atyre që e urrejnë atë është gazetari Klaudius Sajdl i cili shpesh dhe me kënaqësi tallet ku t'i ipet rasti me nivelin
e Berlinit. Posaçërisht Sajdl hidhërohet për të hollat që Berlini kërkon duke u thirrur se është kryqytet i Gjermanisë.

"Detyra representative, simbol i politikës, inskenime që të çojnë të vjellurat. Besoj që pjesa tjetër e Republikës do të ishte më se e kënaqur nëse Berlini do të përmbushte obligimet e tij si kryeqytet çka do t'i mundësonte qeverisë të jetë një qeveri e mirë. Të gjitha të tjerat janë me rëndësi të dorës së dytë", sqaron Sajdl.