BE synon të prodhojë vaksinën kundër gripit të shpendëve | Evropa | DW | 05.03.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

BE synon të prodhojë vaksinën kundër gripit të shpendëve

Përhapja e gjerë e gripit të shpendëve në botë po ngjall shqetësimin për rrezikun e një pandepidemie tek njerëzit që do të shkaktonte miliona të vdekur. Përballë këtij skenari katastrofik BE-ja po financon punën e laboratoreve evropiane për të parandaluar një përhapje të virusit të shpendëve tek njerëzit si pasojë e mutacioneve që mund të pësojë ky virus.

default

Një nga këto programme shkencore ka të bëjë me prodhimin e një vaksine universale kundër gripit. Në fakt virusi i gripit pëson mutacione shumë lehtësisht dhe prandaj është e domosdoshme që çdo dimër të adaptohet vaksina tradicionale. Nëse do të bëhej i mundur prodhimi i një vaksine universale kjo do të ofronte një mbrojtje më të zgjatur kundër gripit klasik. Mbi të gjitha kjo do të na mbronte ne ndaj një forme të gripit të shpendëve që infekton njerëzit. Megjithatë efikasiteti i antiviralëve është ende larg të qenit i arritur. Në Gand të Belgjikës ndodhet një nga laboratoret që punon për të parandaluar një epidemi mbarëbotërore të gripit.


Gripi prek çdo dimër miliona njerëz dhe më të prekshmit janë fëmijët dhe të moshuarit. Për të evituar infektimin mund të përdoren vaksinat dhe kjo duhet bërë çdo dimër pasi virusi pëson mutacione. Përballë kësaj situate Bashkimi Evropian po financon shumë projekte kërkimore shkencore. Projekti "Vaksina universale" po mbështetet nga Brukseli me një fond prej pak më shumë se një milinë Euro. Një buxhet ky relativisht i dobët për një program që mund të përmbushte shpresa të mëdha nëse do të bëhej më i plotë.


Në fakt duhet bërë e ditur se virusi shfaqet në formën e një sfere në sipërfaqe të të cilit shfaqen pika të vogla: proteinat. Më saktësisht dy proteina: hemaglutinina dhe neuraminidasa që i mundësojnë virusit shumëfishimin e tij brenda organizmit. Pikërisht kundër proteinave veprojnë vaksinat kundër gripit klasik. Meqenëse këto proteina i nënshtrohen mutacioneve të vazhdueshme lind nevoja e ripërshtatjes së vaksinës.
Për të zgjidhur këtë problem, projekti "Vaksina universale" ka vendosur të tregojë interes për një proteinë tjetër të quajtur M2, e cila nuk ka pësuar kurrë mutacione që nga koha kur është izoluar për herë të parë virusi i gripit në vitin 1933.

Në Gand në Belgjikë ndodhet njëri nga gjashtë laboratoret e financuar nga Brukseli për këtë projekt. interesi kryesor i këtyre projekteve nuk është mbrojtja e njerëzve nga gripi dimëror. Më shumë po punohet për të gjetur një përgjigje për përhapjen tek njerëzit të gripit të shpendëve. Xaviers Saelens që është edhe drejtues i projektit "Vaksina universale" shpjegon: "Virusi i shpendëve përshtatet tek organizmat te cilët infekton dhe që janë zogjtë dhe shpendët. Kështu përpara se të transportohet tek njeriu ky virus duhet të pësojë një mutacion të rëndësishëm. Ne mendojmë se ky mutacion do të ruajë të pandryshuar proteinën M2 dhe nëse ne prodhojmë një vaksinë pikërisht kundër kësaj proteine ajo do të na mbrojë nga një përhapje pandemike e virusit, të paktën vlerësuar nga ana teorike. Ashtu si edhe në rastin e vaksinave të tjera si përshembull ajo kundër poliomelitit, kjo do të ofronte një mbrojtje për të paktën 5 deri 10 vjet."

Megjithatë një skenar i tillë është akoma në fazat fillestare të kërkimit shkencor dhe që të arrihet deri në komercializimin e një vaksine universale do të duhen me siguri shumë vite. Dhe pikërisht këtë paralajmëron edhe Octavio Quintata Trias: "Ne po financojmë këtë projet por akoma nuk dimë se cili do të jetë rezultati. Por ne mendojme se antiviralet mund të jenë efikase dhe vendet evropiane po mbledhin sasira të mëdha vaksinash. Kryesisht janë dy vaksina Tamiflu dhe Relenza që janë në qendër të vemendjes që nga koha e fillimit të krizës së gripit të shpendëve dhe si rrjedhojë Tamifluja është e pamundur të gjendet në treg. Unë mendoj se do të ishte më mirë të krijohej një stok mbarëevropian sesa në nivel të vendeve të veçanta, pasi kështu mund të përdorej sasia e grumbulluar në ato vende ku mund të kishte një infeksion tek njerëzit. Nga ana tjetër duhet theksuar, se viruset gripale tradicionale të dimrit bëhen rezistente ndaj këtyre vaksinave. Prandaj shqetësimi kryesor mbetet efikasiteti i tyre në rastin e një epidemije pandemike të shkaktuar nga virusi i gripit të shpendëve.

  • Data 05.03.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArBx
  • Data 05.03.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArBx