1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zgjedhjet vendore jane mbajtur ne ambient demokratik

Fatos Musliu14 Mars 2005
https://p.dw.com/p/Aqu9

Subjektet pjesëmarrëse në zgjedhjet vendore kanë vlerësuar se procesi zgjedhor është realizuar në ambient korrekt dhe demokratik. Janë vërejtur incidente, nderprerje te procesit zgjedhor, mbushje te kutive dhe agjitim, por të gjitha këto fakte nuk kanë
ndikuar drejtëpërsëdrejti në rezultatet përfundimtare, thone përfaqësuesit e partive politike , pjesëmarrës në zgjedhjet vendore të 13 marsit.

Zëdhënësja e BDI-së, Ermira Mehmeti thotë se kjo parti ne rrethin e parë ka fituar në komunat e Gostivarit, Bogovinës, Osllomesë dhe Zajazit:

"Në komunën e Tetovës kandidati i BDI-së Hazbi Lika është në epërsi prej 3ooo votash kundrejt kandidatit te PDSH-PPD-së Vebi Bexheti" - ka deklaruar Ermira
Mehmeti.

Nënkryetari i PDSH-së, Menduh Thaqi ka theksuar se koalicioni PDSH-PPD ne rrethin e pare ka fituar në tri komuna: Saraj, Studenican dhe Vrapcishtë. Gjithnjë sipas
Thaqit, kandidatët e koalicionit kanë gjasa reale për të fituar në rethin e dytë.

Kandidati i pavarur per qytetin e Shkupit i përkrahur nga opozita maqedonase, Trifun Kostovski, është fitues ne rrethin e parë:

"I faleminderoj te gjithë qytetarët e Shkupit pa dallim përkatësie politike dhe
kombëtare. Besimi që m´u dha do të më detyrojë që Shkupin ta shndërroj në një metropol të vërtet meqë Shkupi meriton të jetë qendër që do t´i lidhë të gjitha vendet
e Ballkanit" - ka deklaruar Trifun Kostovski.

Koalicioni qeveritar "Për Maqedoninë së bashku" , në rrethin e parë ka fituar 14 poste të kryetarëve të komunave ndërsa në rrethin e dytë janë kualifikuar edhe
4o kandidadtë tjerë.

"Me rëndësi është që kishim zgjedhje demokratike. Ky ishte prioritet i koalicionit qeveritar dhe kjo shënon fitoren më të rëndësishme meqë nga këto zgjedhje në një farë mënyre varet edhe procesi për antarsimin e Maqedonisë në NATO dhe BE " - ka deklaruar kryeministri i Maqedonisë Vllado Buckovski.

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve është i obliguar që të mërkurën të shpallë rezultatet e para zyrtare nga zgjedhjet vendore të 13 marsit.