1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tusk takohet me Putinin - Kryeministri polak synon të vendosë kontakte miqësore me Kremlin

Krause, Hermann / Moskau (WDR) 8 Shkurt 2008

Për herë të parë qysh pas zgjedhjes tetorin e kaluar, kryeministri i Polonisë Donald Tusk vizitoi të premten (8.2.) Moskën. Ndryshe nga parardhësi i tij Kazhinski, Tusk është për dialogun politik dhe jo për konfrontimin.

https://p.dw.com/p/D4jK
Kryeministri polak, Donald Tusk me homologun rus Viktor Zubkov gjatë takimit në Moskë më 8 shkurt 2008Fotografi: picture-alliance/ dpa
Kjo ishte vizita e parë e një politikani polak të nivelit të lartë në Moskë prej më shumë se gjashtë vjetësh. Ka një domethënie që Tusk fillimisht shkon në Moskë dhe jo në Uashington. Në Varshavë opozita konservatore e ka qortuar atë. Kjo simbolikë është kuptuar në Moskë. Putin në fillim të bisedimeve theksoi: "Dua t´ju siguroj, se unë dhe secili nga kolegët e mi do të ishim të gatshëm të vinim në Varshavë. Propozimin për t´u takuar në një vend të tretë ne gjithmonë e kemi konsideruar si ekzotik."


Faktikisht për një kohë të gjatë marrëdhëniet mes Moskës dhe Varshavës kanë qenë aq të këqia, sa dukej thuajse i pamundur mirëkuptimi. Polonia bllokonte antarësimin e Rusisë në OBT (Organizata Botërore e Tregtisë), Rusia nga ana e saj refuzonte importimin mishit nga Polonia për shkak gjoja të mangësive higjenike. Pas rëzimit të qeverisë së Kazhinskit kjo ndryshoi, Varshava e shfuqizoi bllokadën dhe Moska hapi kufijtë:Putin: "Natyrisht ka probleme bilaterale, por ato nuk duhet t´i dramatizojmë. Këto janë të përkohshme dhe parimisht nuk i rezikojnë marrëdhëniet tona."


Një çështje e rëndësishme në grindjen midis dy vendeve është vendosja e raketave mbrojtëse të SHBA në Poloni, por Tusk dhe Putin tani për tani e lanë në heshtje këtë temë. Siç mësohet nga qarqet e delegacionit polak, presidenti i ri amerikan një herë për një herë do t´i lerë mënjëanë planet e Bushit për dislokimin e raketave mbrojtëse, ndërkohë që as në Poloni dhe as në Çeki ende nuk është vendosur për këto plane. Tusk: "Unë gëzohem, që ju zoti Presient dhe qeveria juaj, i keni kuptuar sinjalet. Unë dhe Polonia kemi për qëllim t´i përmirësojmë marrëdhëniet. Suksesi ynë rezulton edhe nga liria jonë."

 

Se çfarë donte të thoshte Tsuk me këtë mbeti e paqartë, ndonëse dukej që ai dhe Putini u kuptuan shumë mirë. Edhe takimi me  Dmitri Medvedjev, që mund të jetë presidenti i ardhshëm i Rusisë, qe i sukseshëm. Të dyja palët siguruan se do të jenë të hapura ndaj njëra-tjetrës. Ndërkohë që dështoi përpjekja e Polonisë për t´i bindur rusët, që linja e naftësjellësit në detin Balltik të kalojë përmes Polonisë.  Tusk qysh përpara vizitës kish deklaruar, se propozon një linjë shtesë përmes territorit polak. Sipas ekspertëve polakë linja naftëssjellës nga deti Balltik kushton rreth 12 miliardë euro dhe jo 4 deri në 5 siç është llogaritur. Pala ruse nuk i kushtoi vëmendje kësaj nisme të polakëve.