Transparency International kerkon rregulla kunder korrupsioinit te deputeteve ne Gjermani | Politika | DW | 09.12.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Transparency International kerkon rregulla kunder korrupsioinit te deputeteve ne Gjermani

Rryshfetet që marrin deputetët nuk dënohen sa duhet në Gjermani. Ky është mendimi i organizatës ndërkombëtare kundër korrupsionit, Transparency International(TI). Me rastin e ditës së parë ndërkombëtare kundër korrupsionit, TI kërkoi sot në Berlin, që të forcohen ligjet për ndëshkimin e korrumpimit të deputetëve dhe që Gjermania të ratifikojë konventën e OKB-së kundër korrupsionit.

Korrupsion: Te drejte ka paraja

Korrupsion: Te drejte ka paraja

"Parafytyroni, në qoftë se në shtëpinë e deputetëve në landin e Berlinit shkon një përfaqësues i një koncerni me një thes me para, dhe i thotë deputetit, "për një bashkëpunim në të ardhmen", për këtë ne nuk kemi një ligj që e lufton. Ndërsa i njëjti koncern dënohet po ta bëjë këtë në Kajro."- Volfgfang Shaupenshtajner, kryeprokuror nga Frankfurti, kritikon kështu mangësitë që ka legjislacioni gjerman në luftimin kundër korrupsionit.

Rasti më i fundit që ka bërë bujë në media ishte ai i një deputeti kristiandemokrat nga Landi i Nordrajn Vestfalisë, të cilit iu vërtetua se që nga viti 1992 ka marrë nga një koncern energjetike çdo vit një rrogë prej 60 mijë Eurosh dhe rrymë pa para, pa bërë ndonjë punë për këtë. Mendohet, se deputeti që ndërkohë i ka dorëzuar të gjitha postet partiake, i ka marrë këto para si rryshfet. Transparenncy International paraqiti sot ne Berlin nje liste me sygjerimet e saj per ndryshimin e legjislacionit.

Ashpërsimi i ligjeve kundër korrupsionit është hapi i parë që kërkohet nga Gjermania, në mënyrë që kjo të ratifikojë konventën e OKBsë, e cila u nënshkrua një vit më parë nga 110 vende të botës. Deri tani atë e kanë ratifikuar vcetem 12. Per te hyre ne fuqi duhet miratimi i parlamenteve të së paktën 30 vendeve. TI i beri thirrje Gjermanise qe ta ratifikoje sa me shpejt kete konvente e te jape keshtu shembull ne luftimin e korrupsionit.

TI i mbështet kërkesat e saj në një anketim të zhvilluar në 62 vende të ndryshme të botës, i cili u botua sot në qendrat e TI-së në Berlin dhe Paris, nën tituliln "Barrometri i Korrupsionit". Sipas këtij anketimi, në Gjermani njerzit kanë përshtypjen se më të korruptuar janë partitë politike, të vijuara nga parlamenti, ndërsa në Kosovë e shqipëri vendin e parë e zënë punonjësit e doganës.

  • Data 09.12.2004
  • Autor Anila Shuka, Berlin
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AquZ
  • Data 09.12.2004
  • Autor Anila Shuka, Berlin
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AquZ