Thirrje për energji të rinovueshme | Bota | DW | 08.11.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Thirrje për energji të rinovueshme

Përfundimi i konferencës ndërkombëtare në Pekin

default

Vendet e varfëra, sipas ministrit gjerman të mjedisit Jürgen Trittin, janë gjithnjë e më të bindura për vlerën e energjive alternative. Në përfundim të konferencës ndërkombëtare për energjitë e rinovueshme në Pekin Trittin tha, se më parë energjitë e rinovueshme konsideroheshin si luks i shteteve të pasura. Teknikat alternative janë kthyer sot në një furnizim të sigurtë me energji. Të 1200 pjesëmarrësit nga më shumë se 100 shtete kërkuan në deklaratën e Pekinit një "zgjerim të thellë" e energjive të rinovueshme.

Një nga qëllimet më të rëndësishme dhe urgjente është rritja e pjesës se energjive të rinovueshme, për të forcuar mbrojtjen e klimës dhe për të pakësuar varfërinë." Kjo është thirrja e konferences botërore për "Energjitë e rinovueshme" në Pekin. Vitet e fundit ka patur zhvillime të mëdha në fushën e energjive të rinovueshme dhe është krijuar një rrjet ndërkombëtar. Hapi tjetër për të zhvilluar më shumë energjitë si ajo e erës, e diellit, ngrohtësinë e tokës, apo fuqinë e ujit, është krijimi i një kuadri, thotë Steve Sawyer i Greenpeace.

"Sfida e vertetë është tani që këtë proces ta inkuadrojmë vetem në sistemin e Kombeve të Bashkuara, për të arritur synimet e veçanta përsa i përket klimës me pakësimin e emëtimit të lëndëve të dëmshme dhe pastaj edhe me zhvillimin ekonomik, që është i domosdoshëm për luftimin e varfërisë."

Në rradhë të parë Kina ka një synim ambicioz, përsa i përket energjive të rinovueshme. Që sot Kina kryeson me kolektorë diellorë. Deri në vitin 2020 qeveria kineze do ta ngrejë nga 7% në 15% përftimin nga energjitë e rinovueshme. Në rradhë të parë, forca e erës do të rritet nga një në 20 deri 30 gigavat. Nëqoftëse Kina e arrin me të vertetë këtë do të ishte kampion i botës në shfrytëzimin e fuqisë së erës dhe do të ishte për 15 vjet shfrytëzuesi nr. 1 i erës në botë. Janarin e ardhshëm Kina do të nxjerrë një ligj, që nxit në mënyrë të veçantë energjitë e rinovueshme. Që Kina në llogari të energjive të rinovueshme fut edhe hidrocentrale si projekti politikisht i diskutueshëm i digës së tre grykave, për këtë është i vetëdijshëm ministri gjerman i ambjentit.

"Që edhe forca e madhe e ujit luan rol në zhvillimin e furnizimit me energji. Kushdo që e mohon këtë sipas mendimit tim nuk është serioz. RFGj ka thënë gjithnjë të mos ketë refuzime kategorike të projekteve të hidrocentraleve, por këto duhet të lidhen me rekomandimet e komisionit botëror. Nëqoftëse e kam kuptuar mirë, nevoja për energji është kaq e madhe, saqë do të shfrytëzojnë gjithçka që është e domosdoshme."

Që prej 10 vjetësh Kina ka një rritje ekonomike prej rreth 9%. Për këtë rritje të madhe nevojitet shumë energji. Shumica e energjisë në Kinë shfrytëzohet për ndërtimin e qyteteve, për elektrifikimin e zonave rurale, që nuk janë akoma të lidhura me rrjetin elektrik, për sektorin e industrisë. Por Kina e merr energjinë më shumë se 80% nga lëndët djegëse fosile si qymyri, nafta, apo gazi. Kina është vendi, që ka sot konsumin e dytë në botë të energjisë elektrike, emëtimin e dytë të dioksidit të karbonit dhe më të lartin të oksidit të squfurit. Prandaj thotë ministri i ambjentit Trittin, është shumë e rëndësishme që ta mbështesim Kinën në rrugën në një zhvillim të pastër siç janë energjitë e rinovueshme.

"Ajo që konsiderohet gjithnjë e më shumë si frenim i zhvillimit është se kanë problem ndotjen nga ngrohja dhe qymyri, gjë që konsiderohet si frenim i zhvillimit."
180 miliardë euro do të investojë Kina deri në vitin 2020 për ndërtimin e energjive të rinovueshme. Deri atëherë sipas llogarive të eksperteve Kina do të ketë nevojë për dy herë më shumë energji, se sa deri tani. Rreth 900 gigavat. Paralelisht me programin e zhvillimit të energjive të rinovueshme dhe të pastra, Kina do ta ngrejë nga 9 në 40 numrin e centraleve atomike. Dhe Kina do të duhet të importojë edhe më shumë gaz naftë, apo gaz natyror. Ekspertet llogarisin se Kina për 5 vjet do të duhet të importojë 40% të nevojës për lëndë të para.

  • Data 08.11.2005
  • Autor Petra Aldenrath
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArNS
  • Data 08.11.2005
  • Autor Petra Aldenrath
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArNS
Reklamë