Thaçi-Vuçiç: Dështimi i radhës në Bruksel | Ballkani | DW | 07.09.2018
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Ballkani

Thaçi-Vuçiç: Dështimi i radhës në Bruksel

Takimi Thaçi-Vuçiç është ndërprerë pa filluar për shkak "të gënjeshtrave e mashtrimeve" nga Prishtina, sipas palës serbe. Drejtori për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq shprehet me zemërim për delegacionin shqiptar.

Presidenti serb, Aleksander Vuçiç nuk ka pranuar dialogun me presidentin Hashim Thaçi të premten në Bruksel për shkak të të gjitha "kërcënimeve dhe gënjeshtrave e mashtrimeve" që vijnë nga Kosova. Kështu është shprehur drejtori i zyrës së qeverisë serbe për Kosovën, Marko Gjuriq. Pyetja mbetet e hapur, nëse do të zhvillohen bisedimet e mëtejshme me Prishtinën, sepse Prishtina përpiqet të bllokojë vizitën e Vuçiçit në Kosovë dhe nuk mbështet asnjë interes serb në Kosovë. "Sot nuk kemi as të dhënën më minimale që të flasim me përfaqësuesit e Prishtinës. "Pas të gjitha shëmtirave që kanë bërë ata, ne as nuk duam t'i shikojmë."

Gjuriq ka theksuar, se është e papranueshme që presidenti Thaçi shton në bisedime kërkesa për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin, sepse në dialog diskutohet vetëm shteti i Kosovës. Sipas burimeve të Deutsche Welles, Aleksander Vuçiç do të vendosë sot në mbrëmje, nëse do të vizitojë në fundjavë Kosovën. Gjuriq theksoi se "nëse ai vendos të shkojë, atëherë është absolutisht e sigurtë që ai do të vizitojë edhe Gazivoden, që ai do të lëvizë i lirë në Kosovë." Presidenti serb nuk do të japë deklaratë për mediat. Presidenti Thaçi dhe ai serb Vuçiç zhvilluan takime të ndara me përfaqësuesen e lartë të BE për politikën e Jashtme, Federica Mogherini.