Si do të bëhet me Qipron? | Evropa | DW | 31.03.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Si do të bëhet me Qipron?

Për të mërkurën ishte paraparë të përfundonin bisedimet për ribashkimin e Qipros. Nëse në Byrgenstok të Zvicrës, ku po mbahen bisedimet nuk do të ketë pajtueshmëri, atëherë sekretari i KB do të vendose vetë për çështjet kontestuese. Propozimi i tij do t´i parashtrohet pastoj për referendum popullit grek dhe turk të Qipros. Nëse njëra palë refuzon propozimin, atëher me 1 maj në BE antarësohet vetëm pjesa greke e Qipros.

Anan me Klerides dhe Denktash

Anan me Klerides dhe Denktash

Të mërkurën, përfundon konferenca në Byrgenshtok të Zvicrës, mirëpo ka zëra që ajo do të vazhdohet. Ky është një nga spekulimet e shumta që qarkullojnë në vendin ku po mbahet takimi, për shkak se konferneca po mbahet larg syve të opinionit.

Plani i KB parashikonte që të mërkurën, të aprovohet plani për ribashkimin e Qipros. Kështu shprehet i mgarkuar i KB për Qipron Alvbari de Soto:

"Cështja se çfarë dokumenti do të dalë në fund po diskutohet akoma. Nuk mund ta them rezultatin para kohe. Forma si do të materializohet teksti i dokumenit, nëse do të ketë një nënshkrim apo jo, mbetet e hapur."

Në shikim të parë kjo pyetje tingëllon e dorës së dytë, por në të vërtetë këtu bëhet fjalë për një gjë të rëndësishme. Është e kuptueshme që në fund të ketë një plan paqësor, por palët në bisedime po kundërshtojnë, sepse nuk janë të pajtimit me të. Për çështjet e kontestuara do të vendosë Kofi Annan dhe e tërë pakoja do të dërëzohet për miratim me 20 prill. Nëse plani paraprakisht refuzohet nga elita politike, atëherë ka pak gjasë që të ketë sukses tek populli. Ndërmjetësuesi i KB De Soto nuk dëshiron të komentojë për media këtë çështje:

"Unë shpresoj ata do ta aprovojnë. Unë nuk dua të përgjigjem në pyetjet: çka do të ndodhë nëse... Unë shpresoj se ata do t´i thonë po planit."

Edhe më tej po kërkohet një kompromis dhe një zgjidhje, e cila do të kënaqte të gjithë. Një pikë ku po thehen shtizat ka të bëjë me kthimin e grekëve të ishullit në pjesë turke ku kanë jetuar dikur. Turqit kanë frikë se do të dominohen prej grekëve në rast të kthimit. Plani për ta është i pranueshëm nëse numri i të kthyerve kufizohet, por kjo po refuzohet nga grekët. Ata kanë frikë se do të binin nën kontrollin turk të gjysmës tjetër turke dhe kjo për ta do të ishte e padurueshme. Një problem tjetër për gerekët është fakti i qëndrimit të ushtrisë turke në ishull. Kjo tregon se sa i thellë është konflikti midis këtyre dy grupimeve. Shumë vëzhgues janë skeptikë nëse ka një vullnet dypalësh për afrim me njëri-tjetrin. Verner von Gent, për shembull, i cili raporton nga Qipron për televizionin zviceran dhe tani tani nga vendi ku po mbahet konfernca bën këtë parshikim:

"Do të ketë një dokument përfundimtar, me gjasë pa nënshkrim. Të dy palët me sa duket nuk duan ta nëshkruajnë. Do të ketë një referendum me 20 prill. Dhe pastaj me siguri pala greke do të thotë jo e më pas edhe ajo turke."


Të tjerët si komisari për zgjerimin e BE, Gynter Verhojgen tregohen optimistë. Ai shpreson në dokumentin e Annait. Se kush ka të drejtë do të tregohet pas përfundim të takimit, apo ndoshta nesër, apo ndoshta kush e di se kur. Mbetet të pritet dhe të shihet.

  • Data 31.03.2004
  • Autor Joachim Schubert Ankenbauer
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArHo
  • Data 31.03.2004
  • Autor Joachim Schubert Ankenbauer
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArHo