Shumica shprehen për mëvetësi më të madhe të Katalonjës | Evropa | DW | 19.06.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Shumica shprehen për mëvetësi më të madhe të Katalonjës

Qytetarët u shprehën në referendumin e të djelës më 18 qershor për një status të ri autonomie të rajonit spanjoll të Katalonisë. Në bazë të rezultateteve paraprake zyrtare reforma e diskutueshme e statusit të deritanishëm të autonomisë u pranua me gati 74 për qind të votave.

Kryeministri i qeverisë rajonale të Katalonjës, Pasqual Maragall deklaron rezultatet e zgjedhjeve

Kryeministri i qeverisë rajonale të Katalonjës, Pasqual Maragall deklaron rezultatet e zgjedhjeve

Fitorja është mëse e qartë - por çështja është, se ç´efekt do të ketë ajo në të vërtetë.

Statusi i ri i autonomisë u pranua me rreth tre të katërtat e votave, vetëm 21për qind u shprehën kundër. Megjithatë në votime morrën pjesë më pak se gjysma e zgjedhësve me të drejtë vote: pjesëmarrja është nën për qind. Kjo u krijon vështirësi arkitektëve të kushtetutës së re të Katalonjës.

Kryeministri socialist i Spanjës, Hoze Luiz Rodriguez Zapatero prej muajsh është përpjekur që t´i bindë katalanët për versionin e tij të statusit të moderuar. Të djelën më 18 qershor për qeverinë kishte vlerë vetëm rezultati. "Unë besoj, se ne duhet të ambjentohemi me përgjegjësinë demokratike dhe respektin ndaj rregullave të kushtetutës. Referendumi kishte një shumicë të qartë."

Me statusin e ri të autonomisë rajoni më i pasur dhe më i fuqishëm ekonomikisht i Spanjës fiton më shumë mëvetësi nga Madridi. Si rjedhojë rajoni do të mbajë pjesën më të madhe të të ardhurave nga tatimet, do të lëshojë lejet e punës për emigrantët dhe do të ketë të drejta të veçanta në drejtësi. Përveç kësaj flamuri dhe himni në të ardhmen do të konsiderohen si "simbole kombëtare" dhe gjuha katalane do të forochet si gjuhë amë.

Por pikërisht në këto lëshime opozita konservatore sheh fillimin e fundit të unitetit të Spanjës, ndaj ajo ka qenë kundër statusit të autonomisë. Pavarësisht nga dështimi kryetari i partisë popullore Mariano Rajoy kërcënon tani me padi në gjykatën kushtetuese: "Ky operacion, që likujdon Spanjën kushtetuese, duhet të ndalet. Askush nuk e donte atë, askush s´ka kërkuar që të bëhet kjo, dhe askush nuk e di se ku do të na çojë kjo."

Republikanët e majtë katalanë, që afatgjatë synojnë pavarësinë e plotë të rajonit të tyre, janë ata që kanë humbur më shumë nga ky referendum. Zëdhënësja e shtypit të partisë ERC u përpoq të sqarojë pjesëmarrjen e ulët në votime dhe rezultatin përmes një matematike të vështirë: "Matur në nurmin e popullsisë ka votuar një në tre zgjedhës për statusin, që është ligji ynë suprem. Ndaj të gjitha partitë duhet të mendojnë për pjesëmarrjen e ulët në votime, sepse kjo tregon që ne diku kemi gabuar."

Sipas vlerësimit të demoskopëve pjesëmarrja e ulët ka të bëjë me grindjen dy vjeçare të partive mbi statusin e autonomisë. Gjatë këtij debati u krijuan edhe të çarat në koalicionin qeverisës në rajonin e Katalonjës të përbërë nga socialistët, të gjelbrit dhe republikanët e majtë. Si rjedhojë duket që kanë qenë të pakët katalanët që kanë pasur dëshirë t´u përgjigjen të drejtave të tyre demokratike. "S´është e thënë që të jesh paprtiak, ose antar partie. Por duhet që të votosh, nëse dëshiron të avancojë ideja që ke."

Tani duhet që të avancojë në radhë të parë procesi i reformave, në të cilin qeveria në Madrid synon të forcojë rajonet autonome dhe njëkohësisht raportin me qeverinë qendrore, theksoi kryeministri Zapatero: "Procesi i ristrukturimit të shtetit, që po përjetojmë, po i afron më shumë pushtetin dhe qytetarët duke i integruar ata në projektin e përbashkët të Spanjës."

Se ç´pasoja do të ketë ky proces, këtë e sqaroi në mbrëmjen e votimeve kryeministri i Katalonjës Paskual Maragall: "Katalonja e ndjen veten më komode dhe të kuptuar më mirë prej Spanjës pluraliste, që do të bëjë përparime të mëtejshme."

  • Data 19.06.2006
  • Autor Mark Koh
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArAr
  • Data 19.06.2006
  • Autor Mark Koh
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArAr