SHBA-s ndërpresin bizneset me qeverinë palestineze të Hamasit | Bota | DW | 15.04.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

SHBA-s ndërpresin bizneset me qeverinë palestineze të Hamasit

Qeveria amerikane u ka ndaluar qytetarëve dhe firmave amerikane kontaktet tregtare me qeverinë palestineze të Hamasit. Shkak për këtë vendim të ri të ministrisë amerikane të tregtisë, është lufta e SHBA-s kundër terrorit. Por sidoqoftë ky rregull nuk vlen për biznese private.

Që prej fitores së Hamasit radikal-islamik, presidenti amerikan Xhorxh Bush konfrontohet me një rezultat paradoks të politikës së tij në Lindjen e Afërt. Bush kërkon demokraci në këtë rajon, por që prej fitores së Hamasit në zgjedhjet e fundit parlamentare palestineze, Shtëpia e Bardhë është bërë më e kujdesshme. Scott McClellan, zëdhënës i presidentit, shpjegoi:

"Ne kemi një opinion të qartë mbi Hamasin. Kjo organizatë nuk ka ndryshuar. Ne nuk do të bashkëpunojmë me Hamasin. Hamasi është një organizatë terroriste dhe qëndrimi ynë nuk do të ndryshojë."

Ashtu si BE-ja, edhe SHBA-s kanë vendosur të mos kryejnë më pagesa direkte për qeverinë palestienze. Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se do të bashkëpunojë me Hamasin vetëm pasi kjo organizatë ta ketë pranuar ekzistencën e shtetit Izrael dhe të ketë hequr dorë nga dhuna. Për të dëshmuar se qeveria amerikane e ka serozisht, ministria amerikane e tregtisë u ka ndaluar në mënyrë të rreptë të gjithë qytetarëve dhe firmave amerikane kontaktet tregtare me Hamasin. Sipas një dokumenti të kësaj ministrie, bizneset me qeverinë palestineze mund te kryen vetem me një leje të veçantë. Sidoqoftë ky rregull nuk ka të bëjë me biznese private apo me projekte që kryen në bazë të ndihmës humanitare si ato të OKB-së. David Welch, ekspert për Lindjen e Afërt pranë ministrisë së jashtme amerikane, tha se qeveria amerikane do të fokusohet vetëm tek ndihmat humanitare, sidomos ato që kanë të bëjnë me shpërndarjen e ilaçeve dhe ushqimeve për qytetarët palestinezë. Një pjesë e madhe e ndihmave amerikane po shpërndahen tani direkt për popullin. Ndihma financiare për qeverinë palestineze do të kryen vetëm në raste të veçanta.

Vendimi i ri i qeverisë amerikane për ndalimin e tregtisë me Hamasin ka një karakter simbolik, por u morr pothuajse në të njejtën kohë që presidenti iranian Ahmadinexhad, i kish bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare për të mbështetur palestinezët. Ahmadinexhad u kërkoi sidomos shteteve islamike që ta mbështesin qeverinë autonome në një kohë kaq të vështirë dhe vuri sërish në pyetje ekzistencën e shtetit Izrael si edhe holokaustin. Me këto shpehje, presidenti iranian jo vetëm që dëshmon hapur se e përkrah Hamasin, por provokon gjithashtu një konflikt të ri me Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

  • Data 15.04.2006
  • Autor Leon Stebe
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArLp
  • Data 15.04.2006
  • Autor Leon Stebe
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArLp
Reklamë