1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Radoiçiq arrestohet

4 Tetor 2023

Serbia bën të ditur arrestimin e Milan Radoiçiqit, i cili kishte pranuar më parë vetë përgjegjësinë për përgatitjen dhe drejtimin e grupit të armatosur që sulmoi policinë e Kosovës më 24 shtator.

https://p.dw.com/p/4X5Tj
Serbien | Milan Radoicic
Fotografi: N1

Arrestohet biznesmeni Milan Radoiçiq nënkryetar i deritashëm i Listës Srpska, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, i dyshuar për sulmin e organizuar në veri të Kosovës. Pak ditë më parë vetë Radoiçiq e mori përgjegjësinë për përgatitjen dhe udhëheqjen e grupit të armatosur që sulmoi policinë e Kosovës me 24 shtator në fshatin Banjskë.

Prokuroria e akuzon Radoiçiqin për aktivitete kriminale

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme në Beograd, Radoiçiq është ndaluar fillimisht për 48 orë. Një gjykatë do të vendosë, nëse biznesmeni dhe politikani që kishte pranuar organizimin e sulmit do të qëndrojë në paraburgim për 30 ditë. Prokuroria në Beograd e akuzon Radoiçiqin për aktivitete kriminale në lidhje me prodhimin ilegal të lëndëve shpërthyese si edhe zotërimin e tyre, mbajtjen dhe shitjen e armëve të mbushura. Agjencia serbe e lajmeve, Tanjug bëri të ditur, se Radoiçiqi ka kryer shkelje rë rënda kundër sigurisë së përgjithshme. Në dëgjimin e parë, i akuzuari i mohoi këto akuza.

Ushtarë të KFOR në Kosovë
NATO shtoi prezencën pas sulmit më 24 shtator ndaj Policisë së KosovësFotografi: Erkin Keci/AA/picture alliance

Gjatë shkallëzimit të papritur të situatës më 24 shtator në veri të Kosovës, policia e Kosovës u përball me një grup personash të armatosur serbë, që sulmuan zyrtarët e saj duke vrarë një oficer dhe plagosur një tjetër. Nga grupi i sulmuesve serbë u vranë tre persona. NATO reagoi dhe vendosi të shtojë praninë e saj në Kosovë.

 

la/ag