1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pritet antarësimi i Kosovës në UEFA

vfb/(dpa/blick)2 Maj 2016

Në Kongresin e 55-të të UEFA-s në Budapest pritet që Kosova të pranohet në këtë organizëm. Nisur nga protesta e Serbisë ky vendim merr nota politike.

https://p.dw.com/p/1IgYD
UEFA Logo

Ndërkohë që kundërshtimi i Serbisë ka nota politike ndaj antarësimit të Kosovës në UEFA, Zvicra ka shprehur rezerva në aspektin sportiv. Zviceranët druajnë se mund t'u largohen lojtarët e mirë të kombëtares, shumica e të cilëve janë me prejardhje nga Kosova.

Në stemën e tyre futbollistët e Kosovës kanë dy yje më shumë në fanellat e tyre, më shumë se kampioni botëror Gjermania. Gjashtë yje janë të stampuar në sfondin e kaltër - jo si dner për tituj, por në analogji me flamurin e republikës së vogël në jugperëndim të Serbisë. Meritat në futboll janë mjaft modeste. Në 2014 iu lejua Kosovës pjesëmarrja në ndeshjet test prej FIFA-s. Në ndeshjen premierë pati një 0:0 kundër Haitit. Një 2:0 ndaj Guineas Ekuadoriale konsiderohet si fitorja më e madhe.

Shumë shpejt mund të pasojnë ndeshje të tjera. UEFA të martën (03.05) vendos në kongresin e saj në Budapest për pranimin e Kosovës, një javë më vonë mund të pasojë antarësimi në FIFA në kuadër të kongresit në Meksiko City. "Pritja ia ka vlejtur. E gjitha kjo na gëzon. Nuk mund ta mendoj, që ne në vjeshtë do të lejohemi të luajmë në ndeshjet për kualifikimin në botëror!", tha Albert Bunjaku për gazetën zvicerane "Blick".

Fußball Bundesliga - 1. FC Nürnberg gegen Bayern München
Albert Bunjaku ka luajtuar edhe pë FC Nyrenberg, në fotografi nga ndeshja FC-Nyrenberg dhe Bajern i Mynihut më 20 shkurt 2010Fotografi: AP

Ish-profesionisti i Bundesligës në klubin e FC Nyrnbergut nuk luan më për Zvicrën, por për atdheun e tij dhe paraardhësit e tij. Nëse Kosova bëhet anëtare e UEFA-s dhe FIFA-s, ajo mund të marrë pjesë qysh në raundin e eliminatoreve për botërorin 2018 në Rusi. Shpresa e Bunjakut është: që edhe të tjerë lojtarë profesionistë të mund ta ndjekin shembullin e tij. Edhe Granit Xhaka i ekipit të Gladbach-ut, ose ish-lojtari i Bajernit të Mynihut Xherdan Shaqiri.

Pranimi në UEFA është delikat. Rezistencë e fortë vjen prej Serbisë, që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Edhe pranimi në Komitetin Ndërkombëtar Olimpik, që mundësoi pjesëmarrjen e atletëve kosovarë në Rio de Janeiro, u konsiderua si "goditje".

"Ne e ia kemi dalë katër herë, që ta heqim këtë çështje nga rendi i ditës për të penguar padrejtësitë e mëdha", tha kreu i futbollit të Serbisë, Tomislav Karaxhiç.

Erol Salihu, sekretar i përgjithshëm i Federatës Kosovare të Futbollit, në të kundërt e cilëson këtë një moment historik. Ne kemi "trokitur papushim" në portën e UEFA-s. Shpresat u rritën, kur edhe Gjibraltari u antarësua më 2013. Rezervat, se në Prishtinë mungon infrastruktura e nevojshme për futbollin si dhe një stadium i përshtatshëm, relativizohen.

Fußball Bundesliga 33. Spieltag: FC Schalke 04 gegen Hertha BSC
Fanol Perdedaj duke luajtur për ekipin Hertha BSC në ndeshjen me FC Schalke, 28.04.2012Fotografi: picture-alliance/dpa

Nga Zvicra dhe vendet Skandinave vihen në pah rezereva në aspektin e sportit. Janë duke u menduar rregulla, që të parandalojnë p.sh. largimin e lojtarëve profesionistë si në rastin e Bunjakut.

Në Gjermani janë gjithashtu aktivë lojtarë nga Kosova. Fanol Përdedaj nga FSV Frankfurt vendosi që në vend të kategorisë së të rinjve me fanellën e DFB të aktivizohet në të ardhmen në Kosovë për ekipin A. Në ndeshjen miqësore 2:2 në nëntor 2015 me Shqipërinë si pjesëmarrëse tani në Kampionatin Europian disa lojtarë ishin nga Kosova, ndër ta edhe profesionisti i klubit St.-Pauli Enis Alushi, bashkëshorti i kampiones botërore të futbollit për femra në 2007 Lira Alushi.