Plasnik shprehet për perspektivën europiane të Ballkanit | Evropa | DW | 10.03.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Plasnik shprehet për perspektivën europiane të Ballkanit

Sot dhe nesër, 25 ministrat e jashtëm të BE-së do të mblidhen në një takim informal në Salcburg. Në konsultime janë ftuar edhe ministrat e jashtëm të Shqipërisë, Maqedonisë, Bosnje-Hercegovinës dhe Serbisë e Malit të Zi.

Ursula Plassnik, Ministrja e jashtme e Austrisë

Ursula Plassnik, Ministrja e jashtme e Austrisë

Lidhur me pespektivën evropiane për shtetet e Balkanit, ministrja e jashtme e Austrisë dhe organizatore e takimit Ursula Plasnik thekson, se popullsive të këtyre vendeve u duhet bërë e ditur se BE i ka dyert e hapura. Ne nuk duhet të shpejtohemi për asgjë përsa u përket pranimeve të reja tha ajo. Por nuk duhet as të frenojmë me arbitraritet.

Tani është vendosur pranimi i të gjitha shteteve të Ballkanit perëndimor. Bisedimet e antarësimit me Turqinë kanë filluar. Komisioneri i BE-së për zgjerimin Oli Rehni do të prezantojë planin kohor për afrimin e shteteve të Ballkanit në BE. Motoja e tij është: të mos nxitohemi dhe të verifikojmë me rigorozitet kriteret politike dhe ekonomike.

Për rindërtimin e Kosovës, statusi i ardhshëm i së cilës është duke u negociuar, BE-ja ka premtuar ndihma të tjera financiare. Oli Rehn: "Ndërkohë që vazhdon procesi i Kosovës, ne duam t´i inkurajojmë popujt e Ballkanit perëndimor që të gëzohen për të ardhmen evropiane dhe të mos kthehen tek nacionalizmat e së shkuarës."

Të premten (10.03) do të jenë të ftuar në konsultimet në Salcburg edhe ministrat e jashtëm të Shqipërisë, Maqedonisë, Bosnje-Hercegovinës dhe Serbisë e Malit të Zi. Njëkohësisht pritet edhe një demonstratë e kundërshtarëve të globalizimit kundër BE-së. Partia austriake e lirisë, parti populiste e djathtë kjo, në qytetin e Moxartit ka vendosur pllakatën me përmbajtjen, neutraliteti i Austrisë dhe fundi i diktatit të BE-së.

Këtë mendim radikal e ka vetëm një pakicë e austriakëve, por anketimet rezultojnë, se popullsia e republikës së alpeve është mjaft kritike kundrejt BE-së, veçanërisht sa i përket antarësimit të Turqisë. Ndaj kryetari i radhës i këshillit të BE-së dhe kancelari austriak Volfgang Shysel vazhdimisht thekson: "Kapaciteti i zgjerimit të unionit është një temë shumë e rëndësishme e së ardhmes, ne nuk duhet ta mbingarkojmë Evropën."

Deri në samitin e BE-së në qershor unioni do të përcaktojë kursin e ardhshëm dhe do të gjejë një rrugëdalje nga kriza kushtetuese.

  • Data 10.03.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArBr
  • Data 10.03.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArBr