Plan pesëvjeçar për rindërtimin dhe stabilizimin politik dhe ekonomik të Irakut | Bota | DW | 03.05.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Plan pesëvjeçar për rindërtimin dhe stabilizimin politik dhe ekonomik të Irakut

Iraku ka nevojë për një mbështetje aktive nga vendet fqinjë dhe bashkësia ndërkombëtare, jo sepse është një vend i varfër, por sepse gjendja e sigurisë nuk është e qëndrueshme

Kryeminstri irakian Nuri al Maliki gjatë konferncës në Sharm el Sheik

Kryeminstri irakian Nuri al Maliki gjatë konferncës në Sharm el Sheik

Në fillim të konferencës ndërkombëtare për Irakun në Sharm el Sheik të Egjiptit kryeministri irakian Nuri el Maliki bëri thirrje për mbështetjen e përpjekjeve të qeverisë dhe vendit të tij. Në prani të përfaqësuesve nga 50 vende dhe organizata nga e gjithë bota ai e vlerësoi këtë konferencë si dëshmi të vullnetit ndërkombëtar për ta mbështetur vendin e tij.

Maliki tha se Iraku mund të shënojë suksese ekonomike vetëm në rast se gjendja e sigurisë në vend është e garantuar dhe e qëndrueshme.
'Mbështetja dhe ndihmat tuaja do të na ndihmojnë që të përballemi me sfidat, sidomos me terrorizimin' theksoi Maliki. Ai kërkoi gjithashtu edhe faljen e borxheve irakiane.

Edhe MPJ amerikane Condoleezza Rice bëri thirrje gjatë fjalimit të saj për ndihma të mëtejshme për Irakun. Ajo e quajti këtë konferencë një "ngjarje historike", sepse ky është vetë fillimi i një procesi zhvillimi.

"Ne të gjithë e kemi thënë në një rast apo tjetër, se të gjithë jemi të interesuar për një Irak të qëndrueshëm. Tani ka ardhur koha për çdo vend që ta mbështesë këtë qëllim me vepra të reja,- tha Rice.

Iraku ka nevojë për një mbështetje aktive nga vendet fqinjë dhe bashkësia ndërkombëtare, theksoi Rice.

Gjatë konferencës u miratua një plan pesëvjeçar për rindërtimin dhe stabilizimin politik dhe ekonomik të Irakut për të cilin Iraku kishte rënë dakord më parë me OKB-në. Plani parashikon forcimin e forcave irakiane të sigurisë, gjetjen e burimeve të reja për ndihma ekonomike. Sipas sekretarit të përgjithshshëm të OKB-së Ban Ki Mun, ky plan do t'i sjellë Irakut 'stabilitet politik dhe siguri të vazhdueshme'.

Qeveria gjermane, e cila përfaqësohej në konferencë me MPJ Frank-Walter Steinmeier (SPD) i siguroi Irakut ndihmën e saj. Gjermania i fali së fundi Irakut borxhe në shumën prej 4,3 miliardë eurosh dhe ka vënë në dispozicion 2,2 milionë euro për ndihma emergjente.

"Besoj se shumë vetë e dinë se ndihmat financiare për të cilat kemi folur janë të rëndësishme, por edhe se Iraku në fakt nuk është një vend i varfër dhe do ta kishte të mundur që të zhvillohej vetë ekonomikisht në rast se gjendja e sigurisë do të ishte e qëndrueshme. Vitin e kaluar në Irak gjetën vdekjen 35.000 civilë. Në stabilitetin e Irakut mund të kontribuojnë edhe vendet fqinjë, Siria dhe Irani."- u shpreh MPJ gjerman Frank-Walter Steinmeier.

Vendet fqinjë me Irakun do të diskutojnë të premten (04.05) për gjendjen në Irak dhe ndihmat dhe kontributin që mund të japin për stabilizimin e gjendjes në Irak.


  • Data 03.05.2007
  • Autor Pandeli Pani
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArIk
  • Data 03.05.2007
  • Autor Pandeli Pani
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArIk
Reklamë