Pacollit i ndalohet hyrja në Serbi - Reagon Prishtina zyrtare | Ballkani | DW | 21.07.2018
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Ballkani

Pacollit i ndalohet hyrja në Serbi - Reagon Prishtina zyrtare

Beogradi i ndaloi hyrjen në territorin e Serbisë, kreut të diplomacisë kosovare, Behxhet Pacolli, i cili planifikonte të merrte pjesë në konferencën e Këshillit Kombëtar Boshnjak të Serbisë që zhvillohet në Novi Pazar.

Autoritetet e Serbisë i refuzuan një vizitë në Novi Pazar, shefit të diplomacisë kosovare Behxhet Pacolli, duke shkaktuar indinjatë tek ky i fundit, i cili veprimin e qeverisë së Serbisë, e cilësoi për keqardhje. Ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, ishte ftuar për të marrë pjesë në një konferencë dy ditore të Këshillit Kombëtar Boshnjak të Serbisë që zhvillohet në Novi Pazar, në juglindje të Serbisë.

"Republika e Kosovës ka vepruar gjithmonë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit mbi vizitat e zyrtarëve të lartë dhe ka respektuar procedurat e kërkuara. Ky rast tregon përsëri se Beogradi nuk është i angazhuar të respektojë Marrëveshjet e Brukselit dhe shkakton tensione të panevojshme për të parandaluar vizitat e zyrtarëve të lartë të Kosovës në territorin e Serbisë. Ne, sot jetojmë në shekullin, ku lëvizja e lirë e njerëzve është e drejtë fundamentale e njeriut dhe çdo shtet e Qeveri duhej ta respektoj atë. Kosova ka respektuar këto të drejta me përkushtim të madh dhe do t'i respektoj gjithmonë derisa mos të abuzohet me to, si në shumë raste që ka ndodhur në të kaluarën me mysafirët nga shteti fqinj verior”, thuhet në njoftimin e MPJ-së së Kosovës, duke paralajmëruar masa reciproke kundrejt autoriteteve të Beogradit.

Kosova nuk lejoi hyrjen e Aleksandvr Vulin

Nga ana tjetër autoritetet e Prishtinës tre javë më parë i ndaluan hyrjen në Kosovë ministrit serb të mbrojtjes, Aleksandër Vulin, i cili kishte parlajmëruar pjesëmarrjen në një tubim të serbëve në shënimin e 629 vjetorit të betejës së Kosovës, e njohur si "Vidovdani serb”. Ministrit Vulin ju ndalua hyrja në Kosovë, si u tha, për shkak të "deklaratave nxitëse në raport me Kosovën”.

SEAE Mogherini - Vucic - Thaci -Treffen in Brüssel

Takimi i 18 Qershorit mes Federica Mogherinin

Në reagimin e saj Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë, tha se "ndalesa që i iu bë ministrit serb të mbrojtjes Vulin që të hyjë në Kosovë, "është një veprim skandaloz i Qeverisë së Kosovës”. "Është e qartë që një vendim i tillë është sjellë në koordinim ndërmjet Prishtinës dhe Shërbimit Evropian për Punë të Jashtme, me qëllim që ta poshtërojnë Serbinë”, u tha në komunikatën e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Sidoqoftë Prishtina dhe Beogradi kanë hyrë në fazën fillestare të asaj që quhet faza e fundit e dialogut, ku po kërkohet një marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi që do të përmirësonte marrëdhëniet. Mirëpo, kohët e fundit në dialogun Kosovë-Serbi është ashpërsuar retorika politike ndërmjet politikanëve dhe pozicionet e tyre duken tejet të largëta. Në takimin e fundit që zhvilluan në Bruksel, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me praninë e shefes së diplomacisë evropiane, Federika Mogherini, takimin e përshkruan si më të vështirin që nga nisja e dialogut gjashtë vjet më parë.

Kosova dhe Serbia tash e gjashtë vjet zhvillojnë dialog për përmirësimin e marrëdhënieve, ndërsa nga Bashkimi Evropian po kërkohet tani një marrëveshje përfundimtare ligjërisht e obligueshme. Ndër marrëveshjet e para Kosovë-Serbi ishte liria e lëvizjes se qytetarëve të të dyja vendeve, ndërsa, sa i përket vizitave të zyrtarëve të lartë të Serbisë në Kosovë, ato duhen paralajmëruar dhe duhet lëshuar leje e posaçme nga qeveria e Kosovës.