1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Minoritarët grekë të Shqipërisë marrin nënshtetësinë greke

Niko Anagnosti7 Nëntor 2006

Qeveria greke ka vendosur dhënien e nështetësisë greke në mënyrë masive për pjesëtarët e minoritetit grek të Shqipërisë. Fillimisht thuhet se do të përfitojnë rreth 30.000 vetë

https://p.dw.com/p/ArbP
Emigrantë në Greqi para zyrave të regjistrimit
Emigrantë në Greqi para zyrave të regjistrimitFotografi: AP
Qeveria greke shpalli sot vendimin e saj për dhënien e nështetësisë greke në mënyrë masive për pjesëtarët e minoritetit grek të Shqipërisë, një lajm që dominon aktualitetin e sotëm grek. Vendimi u muarr në mbledhjen e Komsionit Qeveritar dhe pas relatimit përkatës të ministrave të Brendshëm dhe të Jashtëm Pavllopullos edhe Bakojani. "Siç, e dini është një angazhim që kemi marrë përsipër këtu e shumë kohë më parë për bashkëkombasit tanë", tha zonja Bakojani, e cila nënvizoi njëkohësisht se e drejta e dyshtetësisë është sanksionuar në kushtetutën shqiptare dhe se në kursin e saj drejt Evropës Shqipëria zbaton premisat e vendosura nga ana e Bashkimit Evropian. Në të njejtën frekuencë ministri i Brendshëm Pavllopullos, nga ana e tij bëri kujdes që të theksohet se paraprakisht është siguruar konsesusi por edhe garancitë e palës shqiptare për ruajtjen e nënshtetësisë shqiptare për pjesëtarët e minoritetit grek, gjë për të cilën në fakt qeveria shqiptare në të gjitha nivelet shprehte konsesusin e saj edhe si një garanci kushtetuese. Fillimisht thuhet se do të përfitojnë rreth 30.000 vetë të cilët kanë aplikuar pranë bashkive dhe me dokumentacionin pothuajse të kompletuar do të përfitojnë të parët. Qeverisë iu desh që në momentet e para tu përgjigjet akuzave se e bën për qëllime paraelektorale, për të zgjeruar pra elektoratin e saj me një vendim kaq joshës, dhe ishte vetë Bakojani që vërrejtjen gazetareske në fjalë e cilësoi "djallëzorë. Nuk ka dyshim se një vendim i tillë hap rrugën për dhënien e nështetësisë edhe për emigrantët shqiptarë, që presin fillimisht të marrin kartat aftagjata dhe nga zgjedhjet e ardhshme lokale të fitojnë edhe të drejtën e votës në zgjedhjet e pushtetit lokal. Vendimi plotëson një kërkesë të ligjshme të një grupi etnik që këtej e tutje me të drejtat politike në të dyja anët e kufirit ftohet të luajë një rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen edhe të marrëdhënieve ndështetërore. Më tej vendimi vjen për të konfirmuan një realitet të ri ndërshtetëror, që le jashtë paragjykimet e së kaluarës dhe shndërrohet në një tjetër garanci për zhvillime dhe politika evropiane.