1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mediat gjermane: Tre shtetasit gjermanë janë bashkëpunëtorë të BND

Anila Shuka23 Nëntor 2008

Sipas informacioneve të mediave gjermane, tre shtetasit gjermanë të arrestuar në Kosovë janë bashkëpunëtorë të Shërbimit të Fshehtë Gjerman, BND. Deputetë opozitarë gjermanë kërkojnë ndërkohë sqarimin e çështjes

https://p.dw.com/p/G0G3
Selia kryesore e BNDFotografi: AP

Sipas informacioneve të "Der Spiegel" dhe stacionit të parë televiz gjerman ARD tre shtetasit gjermanë janë bashkëpunëtorë të shërbimit të fshehtë gjerman, BND. Sipas të dhënave të revistës, tre bashkëpuntorët e BND-së kishin dashur të shikonin vendin e ngjarjes. Njëri prej tyre ishte parë duke fotografuar një ndërtesë të zbrazët në afërsi, prej nga ishte hedhur lënda shpërthyese të premten e datës 14 nëntor. Ai dhe dy shoqëruesit e tjerë ishin arrestuar të mërkurën.


Ngatërresa diplomatike

Siç njofton më tej "Spiegel" arrestimi i tre gjermanëve ka shkaktuar ngatërresa diplomatike ndërmjet ministrisë së punëve të jashtme dhe qeverisë kosovare. Sipas "Spiegel" shkak ka qenë mosregjistrimi zyrtar i agjentëve. Zakonisht shtetet i akreditojnë bashkëpuntorët e shërbimeve të fshehta në mënyrë që ata të gëzojnë imunitet diplomatik. BND-ja nuk e kishte bërë një gjë të tillë, thuhet në raportin e botuar në faqen online të revistës Spiegel.

BND-ja deri tani nuk ka pranuar ta komentojë këtë ngjarje. Siç shpjegoi edhe zëdhënësi i dytë i qeverisë, Thomas Steg, në rast involvimi të shërbimit të fshehtë informohet Instanca e Kontrollit Parlamentar.

Anëtarë të kësaj instance ndërkohë kanë kërkuar nga qeveria që të japë sqarime për këtë çështje. "Duhet sqaruar se si qendrojnë punët, pavarsëisht se a është e vërtetë a jo", i ka thënë një agjencie lajmesh deputeti liberal Max Stadler. Edhe deputeti i të Gjelbërve, Hans-Christian Ströbele ka kërkuar që këto akuza të sqarohen "menjëherë dhe shpejt".