1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Lavrovi nuk mund të udhëtojë në Serbi

6 Qershor 2022

Bullgaria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut i refuzojnë ministrit të Jashtëm rus, Lavrov fluturimin mbi hapësirën e tyre ajrore për të shkuar për vizitë zyrtare në Serbi. Ndaj të besuarit të Putinit janë vendosur sanksione.

https://p.dw.com/p/4CJdA
Russland I  Sergej Lawrow
Fotografi: Mikhail Tereshchenko/ITAR-TASS/IMAGO

Bullgaria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut i refuzojnë avionit qeveritar rus kalimin në hapësirën e tyre ajrore, për këtë arsye ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov nuk mund të zhvillojë vizitën e planifikuar dy ditore në Serbi që duhet të fillonte të hënën. Një funksionar i lartë i ministrisë ia konfirmoi agjencisë ruse, Interfax një raportim në media. Lidhur me pyetjen, nëse vizita është anuluar, punonjësi është përgjigjur. "Diplomacia deri më tani nuk ka aftësinë e teleportimit."

Lavrov nuk lejohet të fluturojë mbi BE

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç është shprehur për një televizion serb, se situata në lidhje me vizitën e Lavrovit është "jashtëzakonisht e komplikuar". Ajo iu referua vështirësive logjistike, veçanërisht atyre që lidhen me të drejtat e fluturimit mbi një vend të caktuar të diplomatit rus. Kryeministrja serbe, Brnabiç është shprehur, se presidenti Vuçiq për përgatitjen e vizitës së Lavrovit ka zhvilluar bisedime edhe me përfaqësues të "Rusisë, SHBA, Gjermanisë dhe BE-së".Tradicionalisht Serbia mban marrëdhënie të mira me Rusinë, nga ana tjetër ky vend dëshiron anëtarësimin në BE.

Serbien Ministerpräsidentin Ana Brnabic
Kryeministrja serbe, Ana BrnabiçFotografi: ANDREJ ISAKOVIC/AFP/Getty Images

Për shkak të luftës sulmuese kundër Ukrainës, vendet anëtare të BE dhe shtete të tjera kanë bllokuar hapësirën e tyre ajrore për avionët rusë. Edhe ndaj vetë Lavrovit për shkak të luftës në Ukrainë janë vendosur sanksione.

Serbia ndjek kursin e bashkëpunimit me Rusinë

Ministri i Jashtëm rus, kishte planifikuar të zhvillonte bisedime me presidentin serb, Vuçiq, homologun, Nikola Selakoviç dhe patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, para se të vazhdonte udhëtimin në Turqi. Sipas njoftimeve bisedimet do të zhvilloheshin mbi furnizimet me energji nga Rusia. Në një kohë që BE ndjek kursin e reduktimit masiv të furnizimeve me enregji ruse,Serbia vazhdon më tej bashkëpunimin e ngushtë me Rusinë në fushën energjitike. Serbia është gati plotësisht e varur nga furnizimet ruse. Ky vend ka dënuar sulmin mbi Ukrainën, por nuk i është bashkuar sanksioneve të BE.

 

la/ag