1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kosovë: Dënohet sulmi ndaj autobusëve me pelegrinë serbë

Bekim Shehu
22 Tetor 2018

Sulmi ndaj pelegrinëve serbë në fundjavë në Istog ka ngjallur reagime në Serbi. Politikanët drejtues në Kosovë e dënojnë ashpër këtë sulm.

https://p.dw.com/p/36wrR
Kosovo Parlamentsgebäude
Fotografi: Getty Images/AFP/A. Nimani

Disa autobusë me rreth 170 pelegrinë serbë që udhëtonin në një fshat të Istogut në Kosovë në fundjavë u sulmuan me gurë nga një grup personash të panjohur. Si pasojë ka pasur vetëm dëme materiale. Serbët kishin marrë leje pë rudhëtimin në Kosovë dhe donin të vizitonin një manastir në fsahtin Studenicë. Policia tha se hetimet për këtë rast janë duke vazhduar dhe është në përpjekje për të identifikuar dhe arrestuar autorët.

Beogradi zyrtar reagoi përmes shefit të zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç. Në media ai citohet: "Sulmi është vetëm një paralajmërim tjetër për fatin e të gjitha vendeve serbe të lutjes në Kosovë, nëse ato mbeten pa mbrojtje". Prandaj thotë Gjuriç "i bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të reagojë më seriozisht, sepse nuk është vetëm një sulm ndaj pelegrinëve, por edhe mbi simbolet e një tradite të përbashkët evropiane të krishterë dhe vlerave evropiane", citohet të ketë thënë Marko Gjuriq.

menjëherë pas këtij sulmi (21.10) reguan ashpër politikanët drejtues në Kosovë duke edënuar njëzëri ashpër atë. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e dënoi sulmin dhe kërkoi arrestimin e dorasve: "Në shoqërinë dhe shtetin tonë, pa dallim etnik, të gjithë qytetarët tanë e gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë, të shprehjes së ndjenjave religjioze si dhe të vizitës së objekteve fetare. Cnimi i kësaj të drejte është akt i papranueshëm. Kërkoj nga organet e rendit dhe ligjit që t'i nxjerrin para drejtësisë kryesit e këtij sulmi të shëmtuar", shkruan presidenti Thaçi.

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke e dënuar sulmin dhe cilësuar atë të papranueshëm. "Sulmi në Istog, ndaj autobusëve me pelegrinë serbë që po e vizitonin një tempull fetar, është i papranueshëm dhe i dënueshëm, pa marrë parasysh kryesit apo motivet. Kosova dhe institucionet e saj janë të përkushtuara për paqe dhe stabilitet dhe çfarëdo sulmi mbi qytetarët është atak ndaj vlerave të përbashkëta evropiane, dhe si i tillë është në dëm të Republikës sonë. Kërkoj nga mekanizmat e zbatimit të ligjit që sulmuesit të identifikohen dhe të sillen para drejtësisë", shkroi në profilin e tij social kryeministri Haradinaj.