Koment: ″Unë jam Julian Assange″ | Bota | DW | 08.02.2020
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Bota

Koment: "Unë jam Julian Assange"

Personalitete nga politika, kultura dhe media kërkojnë lirimin e themeluesit të Wikileaks nga arresti në izolim. Apeli i tyre duhet të mbështetet jo vetëm nga gazetarët, mendon Marcel Fürstenau.

Freilassung von Wikileaks-Gründer Julian Assange gefordert (picture-alliance/AA/A. Hosbas)

Peticioni: "Lironi Assange! Ish-ministri I Brendshëm gjerman Gerhart Baum, gazetari investigativ Günter Walraff dhe ish-ministri i Jashtëm Siegmar Gabriel

Pa Julian Assange zbardhja e luftës së pafundme në Afganistan do të ishte me shumë aspekte të pandriçuara, para së gjithash ajo do të ishte më e justifikuar dhe në mënyrë të patolerueshme më e minimizuar. Që nga viti 2010 bota di më shumë për mjerimin, veprimet jo humane dhe hipokrizinë e kësaj fushate të drejtuar nga SHBA. Asokohe u publikuan prej platformës investigative Wikileaks mijëra dokumenta sekrete të ushtrisë dhe shërbimeve sekrete. Themeluesi i kësaj medieje investiguese në internet është Julian Assange.

Prej idesë së tij kanë përfituar qysh atëherë gazetarë në mbarë botën. Më shpejt dhe më mirë se kurdoherë më parë ata mund të futen në rrjet për të zbuluar veprimet jo transparente, antiligjore dhe madje edhe kriminale të elitave politike dhe ekonomike. që të pushtetshmit në qeveri e në qendrat e koncerneve ia kanë frikën kësaj, është e qartë. E ata duhet të kenë edhe të drejtën të mbrohen, por ju lutem me mjete dhe metoda korrekte. Ndërkohë që tashmë për të tilla kocnepte as që bëhet fjalë në luftën kundër Julian Assange.

Trump e hodhi poshtë skrupullin e Obamas

Qysh në kohën e presidentit të SHBA-së Barack Obama 48 vjeçari llogariste me më të keqen, sepse edhe në sytë e nobelistit të paqes ai konsiderohej is tradhëtar i atdheut dhe jo si luftëtar i lirisë së shtypit. Për fat në kohën e Obamas skrupulli në Uashington ishte më i madh se sa sot. Heqja dorë nga një akuzë kundër Assange u argumentua, se në një rast të tillë do të duhej të paditeshin edhe medie si "The Guardian" apo "New York Times". Sepse ato vazhdimisht publikonin dokumente sekrete.

Deutsche Welle Marcel Fürstenau Kommentarbild ohne Mikrofon (DW )

Marcel Fürstenau

Nën pasuesin republikan të Obamas, Donald Trump, është ndryshuar tërësisht qendrimi në disavanatazh të Assange. Në prill 2019 ai u akuzua zyrtarisht, në qershor presidenti i SHBA-së i kërkoi Britanisë së Madhe ekstradimin e tij. Për këtë duhet të vendoset më 24 shkurt në gjykatë. Problemi është se: Assange qysh prej arrestimit ndodhet në burgim të izoluar dhe sipas bindjes së OKB-së të gjitha simptomat janë "tipike të viktimave që ndodhen gjatë nën torturë psiqike". Këtë e thotë madje vet raportuesi i posaçëm i OKB-së për çështjen e torturave, Nils Melzer. Assange aktualisht nga gjendja shëndetësore nuk ka kondicion të përgatitet si duhet për procesin.

Raporti tronditës i hetuesit të posaçëm të OKB-së për tortura 

Melzer nuk e ka shpikur këtë provë, sepse zvicerani e ka vizituar Assange në burg që nga maji 2019 me një ekip mjekësh. Ai atëherë kërkoi të vetmen gjë të drejtë: Që Assange të lirohet për arsye mjekësore dhe të shtetit ligjor. Qysh atëherë kanë kaluar tetë muaj, pa ndryshuar asnjë fije në situatën e tij të trajtimit jo njerëzor.

Kjo indinjon tani edhe ish-ministrin e Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel. Socialdemokrati në mes të javës (06.02) në një kofnerencë shtypi në Berlin i drejtoi një apel të fortë Britanisë së Madhe për lirimin e Assange nga arresti  në izolim. Nisma u ndërmor prej  gazetarit të njohur investigativ gjerman, Günter Wallraff. Falë atij si dhe 130 nënshkruesve të apelit, që ndër të tjera u botua si njoftim me pagesë edhe në gazetën prestigjoze gjermane "Frankfurter Allgemeinen Zeitung".

Ish-ministri i jashtëm Gabriel për fat ndryshoi mendje

Gabriel sipas të dhënave të veta e pati të vështirë fillimisht të nënshkruante apelin. Ai ndryshoi mendimin, pasi bisedoi gjatë me raportuesin e posaçëm të OKB-së, Melzer. Tani madje Gabriel bën fjalë, se me sa duket ka "arsye politike" në çështjen Assange. Madje dikush shkon edhe më tej: ish-ministri i Brendshëm Gerhart Baum. Liria e shtypit po "kriminalizohet", thotë liberali me përvojë të gjatë jete, i cili e ka përjetuar si fëmijë dhe i ri diktaturën në kohën e nacionalsocializmit. Faleminderit për këto fjalë të qarta! Edhe për shumë të tjerë, që i janë bashkuar apelit dhe me shpresë edhe do të vazhdojnë t'i bashkohen atij. Si shtetas dhe gazetar unë jam pa asnjë mëdyshje i bindur, që tashmë është duhet të bëhet e qartë: "Unë jam Julian Assange!"