Izraeli para zgjedhjeve të reja parlamentare | Bota | DW | 18.11.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Izraeli para zgjedhjeve të reja parlamentare

Kryeministri izraelit Ariel Sharon dhe kryetari i Partisë Punëtore, Amir Perez janë dakorduar për shpalljen e zgjedhjeve të reja. Parlamenti izraelit (Kneset) do të mblidhet të hënën e ardhshme për të përcaktuar datën e mbajtjes së zgjedhjeve të reja.

Amir Peretz, Partia Punëtore Izraelit.

Amir Peretz, Partia Punëtore Izraelit.

Zgjedhjet parlamentare në Izrael do të zhvillohen vitin e ardhshëm. Ka mbetur vetëm përcaktimi i ditës së mbajtjes së zgjedhjeve, e cila me siguri dotë bjerë në fillim të
vitit të ardhshëm. Kryetari i ri i Partisë Punëtore, Amir Peretz dëshiron t'i japë fund koalicionit me Partinë Likude të kryeministrit Ariel Sharon, duke u tërhequr nga qeveria.
Sharon e ka quajtur si te papërgjegjshëm këtë qëndrim. Megjithatë, ai është pajtuar me Peretz, që në bisedimet e para, që të shpallen sa më parë që të jetë e mundur dita e zgjedhjeve të reja. Këtë e bëri të ditur kryetari i Partisë Punëtore, pas takimit me Sharonin në Tel Aviv. Ai ka thënë se i ka thënë qeverisë, se është duke pritur procesi i bisedimeve të shpjerë drejt zgjedhjeve të lira. Mbetet në duar të qeverisë, që të përcaktojë ditën e zgjedhjeve, që sipas tij duhet të jetë diku në mes të fundit të
shkurtit dhe fundit të marsit.

"Eshtë mirë që kjo të ndodhë sa më shpejt që është e mundur. Këtë e mendim e
ndan edhe Sharon", ka thënë Peretz.

Grupet punuese të dy fraksioneve parlamentare do të bisedojnë për përcaktimin e datës së zgjedhjeve. Ai shpreson, se deri të hënën do të arrihet pajtimi për shpalljen e ditës së zgjedhjeve, ka thënë Peretz.

Deri në fund të javës duhet të miratohet një ligj, i cili mundëson shkarkimin e parlamentit aktual. Kjo duhet të bëhet sa më parë, ka nënvizuar Peretz. Problemet e Izraelit nuk durojnë shtyrje të mëtejshme.

"Temat nuk presin. Qytetarët në Izrael, të cilët jetojnë në kufijtë e varfërisë, pensionistët, të cilët janë duke kërkuar artikuj ushqimorë në kontenierët e mbeturinave, janë të gatshëm për zgjedhje të reja dhe kjo është me rëndësi. Çdo gjë tjetër është vetëm problem teknik. Ne jemi në gjendje të organizohemi. Është me rëndësi që të ndryshojë atmosfera, të ndryshojnë vlerat. Kjo është vendimtare", thekson Peretz.

Nëse është e mundshme, atëherë fushata zgjedhore do të përcaktohet nga ana e problemeve sociale dhe ekonomike. Peretz mendon të dalë me problematizimin e
çështjes së rritjes së varfërisë në vend, plagëve sociale dhe luftimin e papunësisë. Keto janë formulat të cilat, ai është duke i përsëritur në vazhdimësi. Ai dëshiron që Partia e tij Punëtore t'i rikthehet temave dhe vlerave të vjetra, duke iu ofruar një alternativë zgjedhësve. Edhe shefi i qeverisë, Ariel Sharon mendon për alternativa për veten. Para dy javësh është njoftuar në rrethin e tij se nga partia e Sharonit do
të dalë edhe një parti tjetër. Pra se Sharon do të krijojë një parti të qendrës së djathtë. Nëse e bën këtë hap, Sharon do të gjejë mbështetje të gjerë në popull. Sipas një rezultati të një ankete rreth 50 përqind e izraelitëve dëshirojnë, që Sharon të jetë në
krye të listës së pavarur gjatë fushatës zgjedhore.

  • Data 18.11.2005
  • Autor Betina Marx
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArNJ
  • Data 18.11.2005
  • Autor Betina Marx
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArNJ
Reklamë