1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

290710 Afghanistan ISAF

30 Korrik 2010

Fakti që Wikileaks publikoi dokumente të fshehta nga misioni në Afganistan i trupave perëndimore nuk shkakton zemërim vetëm tek qeveritë e përfshira. Edhe drejtuesit e operacionit ISAF në Afganistan e dënojnë publikimin.

https://p.dw.com/p/OXk2
Zëdhënësi i Ministrisë afgane të Mbrojtjes gjeneral Mohammad Zahir Azimi dhe zëdhënësi i ISAF-it gjeneral Josef Blotz
Zëdhënësi i Ministrisë afgane të Mbrojtjes gjeneral Mohammad Zahir Azimi dhe zëdhënësi i ISAF-it gjeneral Josef BlotzFotografi: AP

Dokumentet e faqes Wikileaks preokupojnë që prej së hënës jo vetëm Gjermaninë. Pothuajse 92.000 dokumente nga Afganistani, para së gjithash të ushtrisë amerikane, nxori në internet në fundjavë portali Wikileaks. Pas vlerësimeve të para shumë medie shprehen se misioni paraqitet shumë më dramatik sesa mendohej deri tani. Megjithatë, zëdhënësi i trupës ndërkombëtare ISAF, gjeneral brigade Josef Blotz, i lidhur me video-konferencë me komandën e misionit në Potsdam përpiqet fillimisht të qetësojë.

Pjesë e zmadhuar me lupë nga një artikull në faqen Wikileaks
Pjesë e zmadhuar me lupë nga një artikull në faqen WikileaksFotografi: picture alliance/dpa

"Për ta filluar ndoshta me një ton pak më të lehtë dua të them, se përmbajtja që është prej së shtunës në valët e radios mund të lërë pa gojë vetëm ata që nuk kanë lexuar gazetë ditët e fundit. Duke pasur parasysh morinë e raporteve të veçanta është e qartë se këtu kemi të bëjmë me material bruto të pakorrektuar, që nuk, nuk lejon përcjelljen e një pamjeje të përfunduar, të korrektuar dhe të konfirmuar."

Julian Assange, shef dhe themelues i Wikileaks
Julian Assange, shef dhe themelues i WikileaksFotografi: picture alliance/dpa

Për ISAF-in publikimi i dokumenteve përbën vepër penale

Një pjesë e madhe e dokumenteve është klasifikuar si sekrete. Qeveria amerikane e kritikoi ashpër publikimin. Sipas saj Wikileaks rrezikon me këtë sigurinë e ushtarëve dhe të punonjësve. Edhe Blotz thekson se përcjellja e dokumenteve të tilla përbën vepër penale.

"Për fat të keq përmenden vërtet shumë emra afganësh, që punojnë për shembull si përkthyes ose bashkëpunojnë në çfarëdo forme tjetër me forcat afgane të sigurisë. Kjo është vërtet diçka që duhet dënuar energjikisht."

Bundesveri pjesë e ISAF-it në Afganistan
Bundesveri pjesë e ISAF-it në AfganistanFotografi: AP

Përmasat e vërteta të luftës fshihen

Shumë medie i interpretojnë dokumentet si një lloj kronologjie dështimi, në të cilën bëhen për herë të parë të qarta hollësisht përmasat e luftës. Akuza është se udhëheqja politike dhe ajo ushtarake në vendet e përfshira në misionin ISAF në Afganistan i fsheh këto përmasa. Sipas tyre talibanët janë të armatosur shumë më mirë sesa dihet në publik dhe numri i viktimave civile prej aksioneve të trupave perëndimore është më i lartë sesa pritej. Në konferencën për Afganistanin javën e kaluar vendet e ISAF-it paralajmëruan se deri në vitin 2014 do ta dorëzojnë përgjegjësinë tek trupat afgane, sepse atëherë këto do të jenë në gjendje ta garantojnë vetë sigurinë. Por këto u duken shumë vëzhguesve, aq më tepër pas publikimit të dokumenteve në Wikileaks, ëndrra në diell.

Autor: Mathias Bölinger / Elert Ajazaj

Redaktoi: Lindita Arapi