1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
MediaEuropë

Hajdari: Në Kosovë patriotizmi qëndron mbi profesionalizmin

26 Qershor 2021

Tri pyetje për Una Hajdarin, njërën nga fitueset e çmimit të Solidaritetit të Shoqatës së Evropës Juglindore.

https://p.dw.com/p/3vaX9
Kosovo Una Hajdari Journalistin Preisverleihung des Journalistenpreises
Fotografi: SOG

Deutsche Welle: Una Hajdari, jetëshkrimi yt përmban shumë stacione evropiane. Cila është arsyeja?

Una Hajdari: Unë jam nga Kosova, jam lindur në Prishtinë, në vitin 1992, por jam rritur në Pragë, ku im atë ka punuar si gazetar për Free Europe. Shkollën e mesme e kam vazhduar në Sarajevë, ndërsa shkollën e gazetarisë e kam bërë në Berlin. E tani jetoj në Beograd, por punoj për mediume të ndryshme, kryesisht amerikane, si autore nga Evropa Lindore.
Këtë javë ti u nderove me një çmim nga Shoqata e Evropës Juglindore. Çmimi ishte një shenjë solidarizimi për gazetarë që punojnë nën presion. Si e ndjen ti presionin në punën tënde?

Unë raportoj nga të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë dhe tema ime kryesore është nacionalizmi dhe radikalizmi i djathtë. Në të gjitha këto vende nacionalizmi është deri në pushtet dhe unë shumë shpesh e ndiej tek zyrat e të huajve, kur kërkoj ndonjë leje qëndrimi, ose tek kontrollet ndërkufitare. Kurse në Serbi, madje, që kur kam bërë një artikull për vrasjen e politikanit opozitar serb, Oliver Ivanoviç, jam në shënjestër të gazetave bulevardeske, e etiketuar si "antiserbe". Kjo është një akuzë që rëndon, sepse tabloidet serbe kanë shumë peshë në Serbi.

Una Hajdari duke marrë çmimin e Evropës Juglindore nga deputeti i gjelbër dhe president i Shoqatës së Evropës Juglindore, Manuel Sarrazin
Una Hajdari duke marrë çmimin e Evropës Juglindore nga deputeti i gjelbër dhe president i Shoqatës së Evropës Juglindore, Manuel SarrazinFotografi: SOG

E megjithatë, ti jeton në Beograd. Përse jo në Kosovë?

Unë i kam të dyja shtetësitë, sepse nënën e kam serbe. Në Beograd kam zgjedhur të jetoj se është qytet më i madh dhe mund të lëviz më lehtë në vende të tjera. Por në Kosovë është një problem tjetër. Këtu, të gjithë gazetarët, që raportojnë për çështje që bien në kundërshtim me të ashtuquajtura interesat patriotike, janë nën presion. Sidomos ne që kemi edhe prejardhje shqiptare dhe shkruajmë në gjuhë të huaja. Kur në një miting shqiptarët lëshojnë shprehje nacionaliste e raciste nga unë pritet që të mbyll veshët dhe të bëj sikur nuk e dëgjoj. Ama kolegëve të huaj u lejohet. Në Kosovë është shumë i përhapur ky fenomen, që gazetarët vënë patriotizmin mbi gazetarinë. Kjo bën që shumë probleme që mund të kenë pjesëtarët e pakicave, pjesa më e madhe e gazetarëve i injorojnë.

Berlin Termin im Bundestag von der Preisverleihung des Journalistenpreises der Südosteuropa Gesellschaft.
Dragan Bursaç dhe Una Hajdari, dy fituesit e çmimit të solidaritetit të Shoqatës së Evropës Juglindore (2020/2021) para ndërtesës së Reichstagut me tre depuetët gjermanë, Josip Juratovic (SPD), Manuel Sarrazin (Të Gjelbrit) dhe Peter Beyer (CDU)Fotografi: Nenad Kreizer/DW

Una Hajdari dhe Dragan Bursac ishin fituesit e çmimit të Solidaritetit të Shoqatës së Evropës Juglindore. Ceremonia e dhënies së çmimit u zhvillua në formë hibride në mjediset e Bundestagut gjerman në Berlin. Është hera e parë që Shoqata e Evropës Juglindore ndan këtë çmim. Ai mbështetet edhe nga presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, i cili i dërgoi shoqatës një mesazh përshëndetës.