Grupi negociator: Jo rifillimit të bisedimeve me autoritetet serbe | Ballkani | DW | 05.01.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Grupi negociator: Jo rifillimit të bisedimeve me autoritetet serbe

Autoritetet serbe insistojnë që Prishtina dhe Beogradi sërish të rifillojnë negociatatat. Sipas tyre, vetëm një kompromis ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit mund ta bëjë të qëndrueshme marrëveshjen për statusin

Grupi negociator në Vjenë

Grupi negociator në Vjenë

Anëtarët e grupit negociator të Kosovës janë shprehur sot se, ata nuk janë të gatshëm të futen serish në negociata me autoritetet serbe dhe të diskutojnë çështjen e statusit të Kosovës. Në këtë mënyrë ata hedhin poshtë kërkesën e Beogradit zyrtar që edhe pas paraqitjes së propozimit për statusin e Kosovës nga ana e Marti
Ahtisarit, serish Prishtina dhe Beogradi të diskutojnë modalitet e propozimit.

Grupi negociator i Kosovës parasheh gjatë këtij muaji të intensifikojë përpjekjet për hartimin e kushtetutës së Kosovës, për simbolet kombëtare dhe krijimin e elementëve të tjerë shtetformues, në mënyrë që menjëherë pas paraqitjes së propozimit për statusin nga ana e Marti Ahtisarit, institucionet e Kosovës të jenë të
gatshme të implementojnë marrëveshjen e statusit.

Megjithatë, Prishtina zyrtare akoma nuk e di se cili do të jetë propozimi për statusin e Kosovës, të cilin Marti Ahtisari thuhet se do ta bëjë publik më 26 janar menjëherë pas mbajtjes së zgjedhjeve në Serbi. Ata janë të bindur se propozimi për statusin do të
jetë pavarësia për Kosovën dhe në këtë linjë ata janë të bindur se zgjidhje tjetër për Kosovën nuk ka.

Institucionet e Kosovës, kanë nisur punën edhe në hartimin e politikave për integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike dhe në këtë kuadër, ata kërkuan që Kosova të ketë zyrat e saj, në Bruksel Uashington dhe Nju Jork dhe jo që këto zyra të drejtohen nga UNMIK-u, për Kosovën. Udhëheqësit kosovarë thonë se administrata ndërkombëtare në përfundim të misionit të saj duhet të bartë të gjitha përgjegjësitë tek instiucionet e Kosovës, në mënyrë që menjëherë pas zgjidhjes së statusit të mos humbet kohë për kalimin e përgjegjësive.




  • Data 05.01.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArZy
  • Data 05.01.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArZy
Reklamë