1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermania të ndërmjetësojë për njohjen e Kosovës

26 Shtator 2018

Në një intervistë ekskluzive për Deutsche Wellen, deputetja gjermane liberale Renata Alt kërkon nga qeveria gjermane që të bëjë më shumë presion për njohjen e Kosovës. Ajo nuk e mbështet planin për ndryshimin e kufijve.

https://p.dw.com/p/35W2E

"Nuk është e këshillueshme që në Ballkan të ketë ndryshime kufijsh mbi baza të pastra etnike. Është një lojë e rrezikshme që mund të ketë pasoja të paparashikueshme që nuk i merr dot me mend askush në këtë moment", paralajmëron Renate Alt, deputete e partisë opozitare liberale në Bundestagun gjerman, në intervistëme Deutsche Welle-n. Ajo ndër të tjera kërkon që Gjermania të ushtrojë më shumë presion që Kosova të njihet nga të gjithë anëtarët e Bashkimti Europian.