Francezët votojnë për një Asamble të re kombëtare
10 Qershor 2007Reklamë
Paris:Votimi për turin e parë të zgjedhjeve legjislative, që pritet të përcaktojnë 577 deputetët e Asamblesë kombëtare, filloi sot në orën 06:00 GMT në Francë. Pak më tepër se një muaj pas zgjedhjes së presidentit Nicolas Sarkozy, partia e tij e djathtë, UMP, duket të jetë favoritja kryesore dhe sipas të gjitha sondazheve, pritet të marrë shumicën absolute në përfundim të turit të dytë më 17 qershor.