Fillon procesi gjyqesor kunder tre shqiptareve te Lugines se Presheves ne Gjilan | Politika | DW | 04.02.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Fillon procesi gjyqesor kunder tre shqiptareve te Lugines se Presheves ne Gjilan

Ne gjykaten e Qarkut ne Gjilan ka filluar sot procesi kunder tre shqiptareve te Lugines se Presheves te akuzuar sic thuhet, per terrorizem, armembajtje pa leje dhe kercenim te sigurise publike. Akuza eshte ngritur nga prokurorja nderkombetare Elizabeth Renie, e cila akuzon Rasim e Asllan Bajramin nga fshati Breznice dhe Basri Xhemailin nga fshati Muhoc. Ata akuzohen per veprimtari te dhunshme ne zonen kufitare ndermjet Kosoves dhe Serbise. Sipas akuzës të tre këta persona në periudhën ndërmjet 1 dhe 7 marsit të vitit 2003 kanë përgatitur veprime terroriste në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ata kanë bartur dhe përgatitur armë e mjete shpethyese dhe kanë kërcënuar sigurinë publike.

Mbrojtësit e te akuzuarve nderkaq, mohuan në tërësi akuzën kundër tyre. Tre të akuzuarit janë arrestuar në mars, maj dhe qershor të vitit të shkuar në kuadër të hetimeve rreth ngjarjeve të shtatë marsit të vitit 2003, kur dy shqiptarë, Shaban Bajrami dhe Besim Xhemaili, humbën jetën në një incident të armatosur në një pikë kalimi të kufirit lindor të Kosovës me Serbinë. Xhandarmëria serbe tha se ata u vranë ndersa po bartnin mjete shpërthyese në një automjet me të cilin po udhëtonin me qëllim që të kryenin veprime të dhunshme në jug të Serbisë.

Vrasja u dënua nga përfaqësuesit politike të Luginës së Preshevës, nderkohe qe Armata Kombëtare Shqiptare, një organizatë e cila pohon se lufton për bashkimin e trojeve shqiptare, nëpërmjet një komunikate të publikuar në një faqe interneti, tha se dy të vrarët ishin qëlluar në kohën kur po kryenin një aksion ushtrak. Kjo organizate i shpalli ata dëshmorë. AKSH-ja dy muaj më pas u shpall organizate terroriste me nje vendim të posacëm të shefit të Misionit të kombeve të Bashkuara Michael Steiner, pas një incidenti të armatosur në veriun e Kosovës. Tre të akuzuarit e sotëm, janë të afërm të të vrarëve. Rasim Bajrami është i ati i Shaban Bajramit, dhe më herët gjatë kryengritjes në Luginën e Preshevës kishte humbur edhe njërin prej djemve të tij, anëtar i grupeve guerile, që luftonin për më shumë të drejta të shqiptarëve në jug të kufijve administrativ të Serbisë.

Sidoqofte, gjendja e sigurise ne zonen kufitare ne mes Kosove-Serbise, ka kohe qe paraqitet e qete dhe kete e kane konfirmuar edhe zyrtare te forcave paqeruajtese ne Kosove te cilet jane pergjegjes per sigurine kufitare.
  • Data 04.02.2004
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqvn
  • Data 04.02.2004
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqvn