1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Femrat paguhen më pak për punë të njëjtë

Monika Lohmüller10 Nëntor 2005

Instituti i Ekonomisë Gjermane me seli ne Köln, publikon studimin "Femra dhe profesioni".

https://p.dw.com/p/Ar2I
Grua e suksesshme?
Grua e suksesshme?Fotografi: AP

Rreth 16 milione femra në Gjermani kanë përgatitje profesionale, gjë që i përgjigjet vetëm 45 për qind të të gjithë të punësuarve në vend. Në rastet e shpeshta,
femrat janë të punësuara me orar jo të plotë, sepse ato kështu kombinojnë mundësitë e realizimit të interesave familjare dhe atyre profesionale. Dallime të qarta ekzistojnë në mes meshkujve dhe femrave sa i përket problemit të zgjedhjes së profesionit. Instituti i Ekonomisë Gjermane me seli ne Köln, tani se fundi, ka bërë publik një studim me titull "Femra dhe profesioni", ku janë evidentuar dallime të vogla.

Rroga e grave më e ulët se e burrave

Gratë fitojnë me pak se sa koleget e tyre meshkuj. Kjo vlen edhe nëse puna është e njëjtë. Ato pra marrin me pak para. Rroga mesatare per femrat është 20 deri 30
përqind më e ulët se sa ajo e meshkujve. Hollger Schäfer nga Instituti i Ekonomisë Gjermane thotë se ky nuk është diskriminim, por ka të bëjë me shumë faktorë të
tjerë: "Në njërën anë është kështu, sepse femrat nuk janë krejt të kualifikuara si meshkujt.

Kjo para së gjithash ka të bëjë me femrat të cilat i takojnë një moshe të vjetër. Gjeneratat e reja të femrave, të cilat tani vijnë në tregun e punës, janë aq mirë të përgatitura profesionalisht, sa edhe vetë meshkujt, e ndoshta edhe më mirë. Një pikë tjetër, që është e rëndësishme shumë për sa i përket pagave, fakti se femrat nuk qëndrojnë kohë të gjatë në një firmë. Kjo ka të bëjë me lidhjen e femrave me plotësimin e nevojës së edukimit të fëmijëve. E gjithë kjo bën, që femrat të
kenë vështirësi të marrin poste të larta në një firmë apo edhe të fitojnë më shumë para, pavarësisht nga kualifikimi i tyre.

Femra punojnë në sektorë të caktuar

Femrat kryesisht punojnë në instucionet e shërbimeve publike, si përshembull mësuese, teknike medicinale apo edhe shitëse. Por ato nuk janë në një përmasë të tillë të punësuara në industri dhe profesione që kanë të bëjnë me punë dore. Përshembull vetëm 6 përqind e elektriçistëve janë femra. Punët e tjera, si ato në ndërtimtari nuk janë punë atraktive për femra. Edhe profesionet e shkencave teknike ose ato te shkencave natyrore për femrat nuk janë shumë të dëshirueshme, pos profesionit të mjekësisë, ku brenda dhjetë mjekëve katër janë femra.

Zgjidhje midis karrierës profesionale dhe familjes

Në dhjetë vitet e kaluara është shtuar numri i femrave të punësuara për 900 mijë vetë, ndërkohë që ka shënuar rënie numri i meshkujve të punësuar për 1.3 milionë
njerëz. Në këtë rast rol të madh ka luajtur puna me orar të pjesshëm. Femrat në këtë mënyrë po munden më mirë të gërshetojnë interesat e profesionit me ato të familjes. Por ky është vetem një shkak thotë, Holger Schäfer: "... kjo mund të ketë lidhje me botëkuptimet kulturore. Por mund të ketë të bëjë edhe me faktin se në Gjermani çështja e çerdheve të fëmijëve nuk funksion aq mire, si në disa vende të tjera. Kjo bën që shumë femrave t'u bëhet e pamundshme të punojnë me orar të plotë, edhe nëse ato vërtet këtë e duan.
Vetëm në Holandë dhe në Britaninë e Madhe pjesëmarrja e femrave në punë me orar jo të plotë është më e vogël se sa në Gjermani, thotë Schäfer. Ndërsa në vendet
skandinave, që njihen si vende me punësim të madh të femrave, përqindja e të punësuareve me orar të shkurtuar është më e vogël. Një fenomen tjetër është
edhe papunësia. Në Gjermani përqindja e femrave të papuna është 10.8 ndërsa të meshkujve 12.5.