Ekspertët flasin për përgjim të paligjshëm të gazetarëve
27 Maj 2005
Parlamenti gjerman të premten në mbrëmje pas shumë ngurrimesh ka vendosur bërjen publike të ekspertizës së porositur nga qeveria mbi përgjimin e gazetarëve nga Shërbimi Sekret Gjerman. Raporti ishte përgatitur fillimisht vetëm për instancën parlamentare kontrolluese (PKG) e cila takohej me dyer të mbyllura. Pas disa rrjedhjeve të informacioneve PKG vendosi publikimin e tyre në internet. Publiku i interesuar mund ta sigurojë dokumentin prej 179 faqesh në adresën www.bundestag.de.
Rezultati i ekspertit të porositur nga qeveria gjermane Gerhard Shefer është i qartë. Në të ish gjykatësi federal konstaton se akuzat e ngritura nga shtypi gjerman sipas të cilave gazetarët në vend janë përgjuar me mjete të shërbimit sekret për kohë të gjatë janë të vërteta. Shefer shkruan gjithashtu se përdorimi i një gazetari si burim nga BND nuk është në kundërshtim me ligjin. Por mendimi i tij është ndryshe kur bëhet fjalë për përdorimin e gazetarëve me qëllim zbulimin e informacioneve, informantëve dhe kulisave redaksionale e gazetarëve të tjerë. Masa të tilla mund të cënojnë lirinë e medieve të gazetarëve të përgjuar dhe organet e medieve, konkludon Shefer.
Një rast i tillë sipas raportit ka qenë ai i gazetarit T. Nuk ka qenë me vënd që masat kundër T të fillonin përpara se të përfundonim observimet ndaj bashkëpunëtorëve të tjerë të shërbimit, shkruan eksperti Shefer. Respektimi i lirisë së shtypit do të kishte kërkuar që fillimisht të merreshin masa të tjera, pra të fillohej dhe përfundohej observimi i bashkëpunëtorëve përpara se të kontrollohej observimi i një pjesëtari të medieve.
Pas gazetarit T fshihet Erih Shmit Eenbom i përgjuar që prej vitit 1993. Emri i tij është anonimizur për arsye juridike ashtu si në rastin e shumë gazetarëve të tjerë. Përcaktuese për këtë formë publikimi ka qenë para së gjithash e drejta e fituar me rrugë ligjore e një gazetari për të nxirë paragrafet mbi të në mënyrë që të bëheshin të palexueshme. Tani anëtarët e instancës kontrolluese parlamentare do t'i kundërvihen kësaj procedure ka theksuar përfaqësuesi i gjelbër në instancë Hans Kristian Strëbele. "Nuk mund të tregoj asnjë lloj mirëkuptimi që përpjekjet e PKG-së për të siguruar më në fund transparencë në këtë proces kaq të rëndësishëm të anashkalohen dhe të vështirësohen nga k