1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bashkimi Europian rifillon bisedimet me Serbinë

Deutsche Welle7 Qershor 2007

Gjermania, si presidente e radhës e BE-së përshëndet vendimin e Komisionit Europian

https://p.dw.com/p/ArUY
Olli Rehn, Angela Merkel, Boris Tadiç në Berlin, 1 qershor 2007
Olli Rehn, Angela Merkel, Boris Tadiç në Berlin, 1 qershor 2007Fotografi: AP

Gjermania, si presidente e Bashkimit Europian përshëndeti sot njoftimin e Presidentit të Komisionit të BE-së, Jose Barroso për rifillimin javët e ardhshme të bisedimeve me Serbinë për marrëveshjen e stabilizim asocijimit, bëri të ditur Ministria e jashtme gjermane.

Ky hap u mundësua pasi Serbia demostroi gatishmëri për të bashkëpunuar me Gjykatën Ndërkombëtare për krimet në ish Jugosllavi. Në këtë përfundim arriti Kryegjykatësja Karla del Ponte në fund të vizitës së saj në Serbi.

Ministri gjerman i punëve të jashtme Steinmeier u informua me telefon nga del Ponte mbi rezultatet e udhëtimit. Qeveria e sapokrijuar serbe pati deklaruar si prioritet kryesor të saj bashkëpunimin me Gjykatën për krimet në ish Jugosllavi. Në fundjavën e kaluar u arrestua gjeneral Zdravko Tolimirit, i akuzuar për krime lufte ndër të tjera edhe në Srebenicë, i cili ka qenë gjithashtu anëtar i autoriteteve serbe të sigurimit. Dorëzimi i tij në Hagë është shenja e parë e këtij bashkëpunimi.

Ministri gjerman i punëve të jashtme thekson se „pret që qeveria serbe ta vazhdojë rrugën e nisur“.