1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Çështjet më të rëndësishme do të mund të marrin përgjigje vetëm pas përfundimit të konferencës për Irakun

Esther Saoub4 Maj 2007

Bisedimet dhe një konferencë pritet të sjellin tani atë që trupat ushtarake amerikane nuk arritën ta bëjnë pas katër vjetësh pranie ushtarake: siguri dhe paqe për Irakun. Në ditën e dytë të konferencës për Irakun në Sharm El Sheik po përgatitet në biseda bilaterale deklarata përfundimtare, e cila do të miratohet në seancën plenare të kësaj konference.

https://p.dw.com/p/AqmK
Fotografi: AP

Bëhet fjalë për jetë a vdekje, për mbijetesën e një popullsie të tërë, gjendja e së cilës është përkeqësuar vazhdimisht që prej marshimit të trupave amerikane në Irak. Një gjë e tillë është tepër e vështirë, tha sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon në lidhje me paktin për Irakun që do të miratojë konferenca e Sharm El- Sheikut:

'Pakti për Irakun është fillimi i një faze pune 5-vjeçare. Qeveria irakiane do të ndjekë programin e saj për reforma ekonomike dhe politike si dhe për pajtimin kombëtar dhe bashkësia ndërkombëtare ra dakord që ta ndihmojë dhe mbështesë Irakun në këtë drejtim. Ne do të ndeshim në shumë pengesa, por jam shumë i gëzuar që shumë vende bërë oferta konkrete, sidomos në lidhje me borxhet e Irakut. Fjala është për një shumë prej 30 miliardë dollarësh. ne nuk mund ta lëmë Irakun të vetëm me sfidat e tij të jashtëzakonshme.

Egjipti propozoi në kuadër të konferencës në Sharm el-Sheik një armëpushim tremujor. Por ky propozim u hodh poshtë prej qeverisë irakiane. Një diplomat irkian tha se armëpushimi do të thoshte që rebelët sunitë konsiderohen si të barabartë dhe se po bëhet armëpushim me terroristët.

MPJ i Egjiptit Abul Gheit tha: Të gjitha përpjekjet dhe diskutimet lidhen me mënyrën se si do të shkojmë përpara. Nga njëra ana është bashkësia ndërkombëtare dhe nga ana tjetër qeveria irakiane dhe fraksionet e ndryshme të Irakut. Deklarata e sotme do të tregojë shumë rrugë që do ta na çojnë në realizimin e këitj qëllimi."

Gjithësesi çështjet më të rëndësishme do të mund të marrin përgjigje vetëm pas përfundimit të konferencës. Së pari a do t'ia dalë qeveria irakiane që të kujdeset vërtet për sigurinë në vend? Dhe së dyti a do t'ia dalë ajo mbanë që përmes një ndarje të drejtë të të ardhurave prej naftës t'u japë më tepër të drejta dhe të arrijë një pajtim të vërtetë të grupeve fetare dhe etnike të armiqësuara për vdekje në Irak?