1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Çmimi Saharov u jepet gazetarëve në Bjellorusi dhe Gjeorgji

22 Tetor 2025

Parlamenti Evropian u ka dhënë Çmimin Saharov dy gazetarëve. Të dy kanë kritikuar padrejtësitë në vendet e tyre të origjinës dhe aktualisht janë të burgosur në Bjellorusi dhe Gjeorgji.

https://p.dw.com/p/52QRl
Presidentja e PE, Roberta Metsola flet ne podium
Presidentja e PE, Roberta MetsolaFotografi: Laurie DIEFFEMBACQ/EU-Parlament

Çmimi Saharov i Parlamentit Evropian i këtij viti iu dha gazetares gjeorgjiane Msia Amaghlobeli dhe gazetarit polako-bjellorus Andrzej Poczobut. Të dy janë në burg. Çmimi ka një vlerë prej 50.000 eurosh.

"Të dy janë gazetarë që janë burgosur me akuza të sajuara", deklaroi Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola në Parlamentin e Strasburgut.Parlamenti Evropian qëndron pranë tyre dhe kërkon lirimin e tyre.

Amaghlobeli: Rezistencë kundër qeverisë

Gazetarja Amaghlobeli është bërë simbol i rezistencës kundër qeverisë në Gjeorgji, të kritikuar për qëndrimin prorus. 50-vjeçarja drejton mediat e pavarura Batumelebi dhe Netgaseti, përmes të cilave ajo nxit hetime mbi përdorimin e fondeve publike dhe abuzimin të pushtetit.

Sipas të dhënave të Parlamentit Evropian nga viti 2025, ajo u arrestua për pjesëmarrje në një demonstratë kritike ndaj qeverisë dhe u dënua me dy vjet burg për arsye politike.

Arrestimi i Mzia Amaglobelit - polici i ve prangat (arkiv)
Arrestimi i Mzia AmaglobelitFotografi: Formula News

Poczobut: "Një figurë simbolike në luftën për liri"

Fituesi i dytë i çmimit, Andrzej Poczobut, është ndaluar në Bjellorusi që nga shkurti i vitit 2023. "Ai konsiderohet një figurë emblematike në luftën për liri dhe demokraci në vend", deklaron Parlamenti.

Poczobuti ka raportuar nga Minsku si korrespondent për gazetën polake Gazeta Wyborcza, ndër të tjera, mbi protestat masive kundër presidentit bjellorus Alexander Lukashenko në vitin 2020. Për vite me radhë, ai ka mbrojtur pakicën polake në vend. Për këtë arsye, populli polak i kushton vëmendje të veçantë gazetarit. Kryeministri Donald Tusk deklaroi se Poczobut është në krye të listës së njerëzve lirimin e të cilëve kërkon Polonia. Poczobut është ndaluar disa herë.

Andrzej Poczobut ka raportuar, ndër të tjera, mbi protestat masive kundër udhëheqësit bjellorus Alexander Lukashenko. (foto arkivi: 16 janar 2023) Gazetari shihet pas kangelllave duke pare perpara.
Andrzej Poczobut ka raportuar, ndër të tjera, mbi protestat masive kundër udhëheqësit bjellorus Alexander Lukashenko. (foto arkivi: 16 janar 2023)Fotografi: Leonid Shcheglov/AP Photo/picture alliance

Dorëzimi në Strasburg

Çmimi Saharov është dhënë çdo vit që nga viti 1988 për individë dhe organizata që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore. Ai do të jepet më 16 dhjetor në Strasburg.

Në vitin 2024, çmimi iu dha udhëheqësve të opozitës venezueliane, përfshirë María Corina Machado-n, fituesen e Çmimit Nobel për Paqen të këtij viti.

(J.Buch, ARD Varshavë)