Udhëheqja çeke kërkon shpëtim tek aleanca me SHBA
6 Qershor 2007Udhëheqjet e të dy vendeve janë në një mendje: mbrojtja raketore amerikane është e mirë për të gjithë dhe nuk dëmton njeri, përveç Rusisë. Ky është konsensusi në bisedimet e presidentit amerikan George Bush me udhëheqjen në Pragë pak para paraqitjes së Bush-it në samitin e G8-ës në Gjermani.
Ministrja çeke e mbrojtjes Vlasta Parkanova, i dorëzoi Bush-it një CD me himnin të kënduar vetë për vendosjen e mundshme dhe të diskutueshme të stacionit amerikan të radarëve në Bohemi. Qeveria e kryeministrit Topolanek e mbulon krejtësisht rezistencën e popullsisë ndaj planeve amerikane. Sipas përllogaritjeve serioze rreth 60 për qind e çekëve janë kundër stacionit të radarëve.
Fakti që shumica e çekëve janë kundër mburojës kundër-raketore dhe ndërtimit të një stacioni radarësh në vend u cek me sa duket shkurt në bisedimet e presidentit amerikan George Bush me udhëheqjen në Pragë. Kryeministri çek Topolanek kishte theksuar vazhdimisht muajt e kaluar se e shikon me shumë mirëdashje projektin e Pentagonit. Nuk ishin të paktë ata që krijuan përshtypjen se çekët dhe amerikanët ishin marrë vesh tashmë. Kjo përshtypje u konfirmua tani.
Vetëm presidenti i shtetit Václav Klaus tha se kishte tërheque vëmendjen kundrejt Bush-it për atë se sa e rëndësishme është mbështetja maksimale e opinionit çek, mjaft të ndjeshëm për këtë temë. Se si mund të fitohet ajo, këtë nuk e dinte as Klaus-i.
Sidoqoftë më e rëndësishme ishte për udhëheqjen çeke se çfarë do të merrte në këmbim nga SHBA. Më shumë siguri, thonë ata si në mullinjtë e faljeve. Ata shpresojnë se më bindëse është çështja me vizat. Çekëve ju duhen në fakt ende viza për të udhëtuar në SHBA. Heqja e këtij detyrimi për viza do të kishte forcë të madhe simbolike për njerëzit, këtë e di edhe kryeministri, prandaj foli për të me Bush-in. Ky tha se do të merrej me këtë çështje. Për amerikanin nuk ishte gjë e madhe, si të thuash vetëm ca perla qelqi, por për kryeministrin në Pragë kjo ishte mundësia për të shënuar pikë tek zgjedhësit, kështu shpreson ai të paktën.
Megjithatë shpresa mund të jetë e kotë sepse si politikan nuk mund të largohesh më shumë nga realiteti sesa e ka bërë Topolanek. Me sa duket bindja e zgjedhësit për politikën personale nuk ka rëndësi për Topolanek-un dhe ekipin e tij. Për të ka rëndësi vetëm arritja e marrëveshjeve për të ruajtur pushtetin e vet. Komunikimi me popullin e vet ka dështuar me kohë. Shembulli më i mirë: Këto ditë u emërua një zëdhënës qeveritar vetëm për mbrojtjen raketore, ai ka për detyrë t'ia bëj të pëlqyeshme popullit këtë temë.
Me që bie fjala Topolanek nuk është vetëm avokat i keq i popullit të tij, ai luan me hile edhe me amerikanët. Përcjell përshtypjen sikur miratimi i Çekisë të ishte thuajse i sigurt; por edhe në radhët e qeverisë ka skepticizëm, tek të gjelbërit. Në kushtet e shumicave të vogla në parlament, opozita e rëndësishme socialdemokrate thotë ende jo. Këtyre u shtohet trysnia e rrugës, e rëndësishme është edhe nisma qytetare mbarëkombëtare.
Po-ja e shpejtë nga goja e kryeministrit ndoshta nuk është fjala e fundit nga Praga. Të thonë jo është vërtet ende një opsion për çekët.