1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
Parlamenti turk voton pro kërkesës së Finlandës për t'u anëtarësuar në NATO
Parlamenti turk voton pro kërkesës së Finlandës për t'u anëtarësuar në NATO Fotografi: Hakan Nural/AA/picture alliance
PolitikëFinlandë

Turqia miraton anëtarësimin e Finlandës në NATO

dw dpa
31 Mars 2023

Turqia ështe anëtarja e fundit e NATO-s që ratifikoi pranimin e Finlandës në aleancën ushtarake.

https://p.dw.com/p/4PWh1

Një shumicë e madhe deputetësh të Parlamentit të Turqisë votuan pro kërkesës së Finlandës për t'u anëtarësuar në NATO. Ky hap pritej pasi Presidenti Rexhep Tajip Erdogan dha pas disa muajsh vonesa javën e kaluar miratimin e tij për pranimin e Finlandës. Turqia ishte e fundit nga 30 vendet anëtare të NATO-s që miratoi kërkesën e Finlandës për t'u bashkuar me aleancën ushtarake. 

Të hënën (27.03) pranimi i Finlandës në aleancën ushtarake perëndimore ishte ratifikuar edhe nga Hungaria.

Mirënjohje - dhe disa formalitete

Pas votimit në Parlamentin e Turqisë presidenti i Finlandës Sauli Niinistö i falënderoi 30 anëtarët e aleancës për besimin dhe mbështetjen e tyre. "Finlanda tani është gati të anëtarësohet në NATO”, shkroi presidenti finlandez në Twitter. Vendi i tij do të jetë një aleat i fortë dhe i aftë.

Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg
Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens StoltenbergFotografi: Heikki Saukkomaa/picture alliance/dpa/Lehtikuva

Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin, falenderoi gjithashtu kolektivisht të gjithë anëtarët e NATO-s. Si presidenti edhe kryeministrja  finlandeze shprehën po ashtu mbështetjen e tyre për vendin fqinj të Finlandës, Suedinë, në rrugën e saj drejt NATO-s.

Miratimin nga Ankaraja e përshëndeti edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

Ushtar finlandez
Ushtar finlandezFotografi: Juri Rescheto/DW

Tani Filandës i duhet të plotësojë në ditët në vijim disa formalitetete dhe nëse gjithçka shkon sipas planit, pranimi i Finlandës në NATO mund të vuloset në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s të martën dhe të mërkurën e ardhshme (4-5 prill). Me këtë rast flamuri finlandez do të ngrihet solemnisht para selisë së NATO-s në Bruksel.