1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tirana përshëndet mbështetjen amerikane të Shqipërisë

Arben Muka11 Prill 2007

Prioritet i qeverisë shqiptare mbeten reformat

https://p.dw.com/p/ArWd
Kryeministri shqiptar, Sali Berisha
Kryeministri shqiptar, Sali BerishaFotografi: dpa

Tirana zyrtare ka përshëndetur sot firmosjen nga Presidenti i SHBA Xhorxh Bush të ligjit të miratuar nga Kongresi amerikan, për mbështetjen e Shqiperisë në përpjekjet e saj për anëtarësim në NATO, si dhe marrëveshjen ndërmjet qeverisë shqiptare dhe Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave.

Për kryeministrin Sali Berisha për qeverinë "alfa dhe omega e veprimtarisë kanë qenë, janë e do të mbeten reformat, të cilat në mënyrë të padiskutueshme krijojnë lehtësim të madh të të gjitha proceseve normale në shoqërinë shqiptare".

Por partitë e opozitës, pas një takimi që ka zhvilluar sot kanë shprehur shqetësim për hapat prapa, që sipas tyre ,po bën qeveria në raportet që ka krijuar me median dhe biznesin, duke tentuar t`i verë nën kontroll ose t`i falimentojë ato.