Talibanët nisin sulmin ndaj Kabulit | Bota | DW | 15.08.2021
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Bota

Talibanët nisin sulmin ndaj Kabulit

Islamistët po sulmojnë nga të gjitha drejtimet, njoftoi Ministria afgane e Punëve të Brendëshme. SHBA nisi evakuimin e personelit të ambasadës në Kabul. Edhe ushtria gjermane planifikon me intensitet evakuimin.

Luftëtarët talibankanë depërtuar në rrethinat e Kabulit. Islamistët po sulmojnë nga të gjtiha drejtimet, komunikoi Ministria e Brendëshme. Një zëdhënës i talibanëve deklaroi, se luftëtarët kanë udhëzim të qendrojnë në portat hyrëse të qytetit dhe të mos depërtojnë në Kabul. Islamistët, sipas të dhënave të veta, janë duke negociuar me qeverinë afgane për një dorëzim paqësisht të qytetit. Nuk do të ushtrohet hakmarrje, thotë një zëdhënës taliban. Të gjithë, që kanë shërbyer në qeveri apo në ushtri, do të falen. Civilët s'duhet të kenë frikë dhe të largohen nga vendi.

"Jo panik! Kabuli është i sigurtë", shkruan në twitter  Matin Bek, shef i shtabit të presidentit afgan Ashraf Ghani. 

Më parë talibanët morrën nën kontroll qytetin e madh të rëndësishëm Xhalalabad në lindje të Afganistanit në kufi me Pakistanin. Ekstremistët, sipa stë dhënave të një përfaqëesuesi të autoriteteve, depërtuan pa luftime në kryeqytetin e provincës Nangarhar. Në këtë mënyrë qeveria afgane humbi edhe qytetin e madh të parafundit.

Në sfondin e depërtimit të milicëve taliban drejt Kabulit presidenti i SHBA-së, Joe Biden, e ka rritur numrin e ushtarëve të SHBA-së, të cilët do të ndihmojnë tani në evakuimin e personelit të ambasadës në kryeqytetin afgan. Nga 3000 ushtarë të parashikuar fillimisht tani do të angazhohen „rreth 5000 ushtarë", për të garantuar udhëtimin e personelit të ambasadës dhe të një sërë forcave civile lokale, deklaroi Biden. Ambasada ka nisur evakuimin. Punonjësit e parë janë larguar nga ambasada, pjesa më e madhe e personelit është e gatshme për t'u larguar, deklaruan përfaqësuesit e SHBA-së.

Rusia tani për tani nuk do ta largojë personelin e ambasadës së saj nga Kabuli. Evakuimi nuk është planiifkuar, tha i ngarkuari i Ministrisë së Jashtme të Rusisë për Afganistanin, Samir Kabulov, të shtunën (14.08) për agjencinë e lajmeve Interfax. "Ambasadori dhe punonjësit tanë do të vazhdojnë punën në qetësi."

Evakuimi i ambasadës gjermane

Ushtria gjermane, Bundeswehr, po planiifkon ndërkohë me intensitet të lartë aksionin e shpëtimit të punonjësve të ambasadës si dhe të shtetasve të tjerë gjermane. Që nga e hëna (16.08) disa avionë transportues të ushtrisë gjermane të tipit A400M do të ulen në Kabul, për të sjellë në siguri punonjësit e ambsadës gjermane. Këtë e njoftoi gazeta "Bild am Sonntag".

Kancelarja Angela Merkel të shtunën (14.08) u konsultua me disa ministra për gjendjen, vuri në dukje një zëdhënës qeveritar. Pjesëmarrja e Bundestagut për miratimin e një vendimi të tillë do të pasojë.

Ministri i Jashtëm Heiko Maas e cilësoi si prioritetin më të lartë sigurinë e personelit të ambsadsë. "Ne nuk do të rrezikojmë, që njerëzit tanë të bien në duart e talibanëve. Ne jemi të përgatitur për të gjitha opsionet", i tha gazetës „Bild am Sonntag", kreu i diplomacisë gjermane, socialdmeokrati Heiko Maas. Sipas kësaj gazete në Tashkent të Uzbekistanit do të krijohet një qendër për evakuimin.

Ministri i Jashtëm i SHBA-së Antony Blinken telefonoi ndërkohë me presidentin afgan Ashraf Ghani duke biseduar për përpjekjet, që të kufizohet dhuna në Afganistan. Çështja është, nëse Ghani ende i ka mjetet për këtë – pavarësisht nga prania e trupave qeveritare që vërehen tani në Kabul.

Ghani deklaroi një "rimobilizim" të forcave të armatosura. Kjo ka „prioritet të lartë", tha ai në një fjalim në televizion. Gjithashtu po vazhdojnë "konsultimet" me drejtuesit politk dhe partnerët ndërkombëtarë për një zgjidhje politike, për të garantuar „paqen dhe stabilitetin" në vend, siguroi presidenti afgan.

Ushtarët e qeverisë kanë fluturuar në drejtim të kufirit me Uzbekistanin. Në një kamp fushimi në periferi të qytetit, ku ushtria gjermane kishte kuartierin qendror deri në tërheqjen e saj nga misioni në Afganistan në qershor. Deri tani islamistët kanë vënë nën kontroll 20 kryeqytete krahinash, të vetmet qytete të mëdha që nuk janë në dorë të talibanëve aktualisht janë Gardes dhe Chost.

ml/wa/pg/nob (rtr, dpa, ap, afp)