1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Takim mes shefave të diplomacisë së Shqipërisë dhe Kosovës

Ani Ruci4 Shtator 2008

Përfundon vizita zyrtare e një delegacioni zyrtar nga Prishtina në Tiranë. Rritja e bashkëpunimit politik, diplomatik dhe ekonomik ishte qëllimi prioritar i saj në takimet që delegacioni pati me autoritetet në Shqipëri.

https://p.dw.com/p/FBLi
Pamje nga qendra e TiranësFotografi: DW

Mirëkuptimi dhe koordinimi i diplomacisë së Tiranës me atë të Prishtinës në veprime të përbashkëta në dobi të njohjes së pavarësisë së Kosovës meqëllim anëtarësimin e saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara ka karakterizuar takimin në Tiranë mes Ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha dhe homologut nga Prishtina, Skënder Hyseni.


Ministri i Jashtëm Basha e vlerësoi lobimin, që Shqipëria po bën në botë për të njohur Kosovën e pavarur si një kontribut në një kontekst më të gjerë, në atë të paqes dhe sigurisë në rajon dhe me gjerë. " Njohja e Kosovës së pavarur dhe përpjekjet që Shqipëria po bën në këtë drejtim nuk bëhen vetëm për Kosovën por janë në intertes të paqes dhe sigurisë në rajon dhe më gjerë", tha Ministri i Jashtëm Lulzim Basha.


Ministrii Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, paraqiti gjeografinë e vendeve që janë në prag të njohjes së Kosovës së pavarur përvec 45 vendeve në botë që tanimë e kanë njohur atë. "Kosova pret njohje të shpejtë nga bota arabe dhe vendet islamike"


Kreu i diplomacisë së Prishtinës tha, se tanimë janë kontaktuar të gjitha vendet, anëtare të OKB-së. Mosnjohjen e deritanishme të pavarësisë nga një pjese e vendeve anëtare të OKB-së, ai e shpjegoi me procedurat përkatëse që janë të ndryshme në vende të ndryshme.

" Nuk duhet të kemi asnjë dyshim që procesi i njohjes se Kosovës së pavarur do të vazhdojë. Nuk ka ngadalësim. Ka një normalizim të trenit të njohjes pas euforiosë së pas shpalljes së pavarësisë. Njohja do të vazhdojë. Kemi informacione që shumë vende janë në prag të njohjes", tha në Tiranë, Skënder Hyseni, Ministër i Jashtëm i Kosovë.