Të drejtat e homoseksualëve nuk janë realitet kudo në BE | Evropa | DW | 14.05.2019
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Evropa

Të drejtat e homoseksualëve nuk janë realitet kudo në BE

Në BE ka një hendek të thellë mes Europës Lindore e asaj Perëndimore në trajtimin e homoseksualëve dhe grupeve të tjera. Shoqata ILGA publikoi raportin vjetor dhe jep rekomandim për zgjedhjet për Parlamentin e BE.

Trajtimi i barabartë i homoseksualëve, interseksualëve dhe transseksualëve është nënshkruar në Marrëveshjet Europiane dhe Kartën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Aty përjashtohet diskriminimi për shkak të orientimit seksual. Pra në të 28 vendet anëtare të BE do duhej që kushtet e jetesës për homoseksualët dhe grupe të tjera të prekura të ishin njësoj. Por realiteti nuk është kështu. Çdo vit në  "Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë dhe Transfobisë", 13 Maj Shoqata Lobuese për të drejtat e tyre në Europë, (ILGA) publikon një raport -si një dëftesë për vendet e BE për trajtimin që u bëhet homoseksualëve dhe grupeve të tjera në BE. Të dhënat e publikuara për këtë vit mund të jenë një pikë orientuese për zgjedhjet europiane pas dy javësh.

FDP më liberale, AfD e rrezikshme

Shoqata e homoseksualëve gjermanë ka publikuar të dhënat e saj dhe rekomandon partinë liberale, FDP si partinë që angazhohet më shumë për të drejtat e homo-dhe transseksualëve. Pas kësaj vijnë SPD, Të Gjelbrit dhe e Majta. Më keq rezulton gjendja tek CDU/CSU. Por më e rrezikshmë për shoqatën është partia populiste e djathtë, AfD, e cila nuk ndërmerr asgjë kundër mobingut në shkolla dhe do ta heqë temën e identitetit seksual në mësim. Zgjedhjet europiane janë të rëndësishme, ka deklaruar shoqata e homoseksualëve gjermanë, duke iu referuar forcimit të partive populiste në shumë vende të BE. "Bëhet fjalë për të ardhmen e demokracisë europiane. Sepse gjithnjë e më hapur vihen në pikëpyetje vlerat bazë europiane si respektimi i dinjitetit njerëzor, barazia dhe shteti ligjor." Në Parlamentin Europian të deritanishëm për të drejtat e homoseksualëve janë angazhuar më shumë Të Gjelbrit.

Uganda Entebbe Gay Pride Parade 2014 (Getty Images/AFP/I. Kasamani)

Parada gay në Uganda

Europa nën ylberin

Sipas vlerësimit të shoqatës lobiiste, ILGA situata e homoseksualëvë dhe trasgender në BE paraqitet e tillë: Mes Perëndimit dhe Lindjes europiane ekziston një hendek i thellë. Vendet ku homoseksualët gjejnë një trajtim pak a shumë të barabartë janë në Europën Perëndimore. Britania e Madhe, Belgjika, Luksemburgu, Franca, Finlanda, Danimarka, Suedia, Gjermania, Portugalia, Spanja arrijnë numrin më të lartë të pikëve në këtë vlerësim të situatës që përfshin ligjet për familjen, luftën kundër krimeve për shkak të urrejtjes deri tek e drejta e vetëvendosjes trupore. Në të drejtën e adoptimit po ashtu ka dallime të mëdha mes vendeve të BE. Në krye qëndron Malta, ku plotësohen 90% e të gjitha kritereve. Në fund renditen Lituania dhe Polonia me afër 17-18%. Edhe Italia me 22% nuk arrin një rezultat të mirë. Gjermania renditet diku nga mesi, sepse në këtë vend mungojnë ligje të veçanta kundër shprehjes së urrejtjes dhe veprave penale me motiv urrejtjen seksuale, sipas vlerësimit të shoqatës lobiiste që e bëri prezantimin e raportit në Oslo.

Përmirësim por edhe kthim mbrapa

Në tërësi situata e lesbikeve, pederastëve, dhe transseksualëve në 10 vitet e fundit ka shënuar përmirësime, por ka edhe zhvillime në të kundërtën. Polonia dhe Bullgaria bien në renditje, sepse kanë kufizuar të drejtat e tyre. Hungaria kritikohet, sepse ligjet për kufizimin e grumbullimti dhe lirisë së koalicionit janë ashpërsuar. Puna e aktivistëve të LGBTI po bëhet "më e rrezikshme dhe e pakalkulueshme".

Sipas shoqatës situata ligjore ndryshon nga vendi në vendi. Sepse BE nuk mund t'u parathotë vendeve anëtare, nëse duhet të fusin martesën e homoseksualëve si plotësisht të vlfeshme, partneritetin e regjistruar apo diçka tjetër. Në Lituani, Letoni, Poloni, Sllovaki, Bullgari nuk është e mundur asnjë nga këto mundësi. Në Çeki dhe Estoni lejohet një regjistrim i partneritetit me pak të drejta.

Sipas një vendimi të Gjykatës Europiane, vendet e BE duhet ta njohin martesën mes së njëjtës gjini që është realizuar në në vend tjetër. Vitin e kaluar ishte orientues vendimi për një çift homoseksual mes një rumuni dhe një amerikani që ishin martuar në Belgjikë. Para zgjedhjeve europiane, drejtoresha e shoqates lobiiste për Europën, ILGa, Evelyne Paradis tha se ka ardhur koha të veprohet. "Për fat të keq këtë vit shohim shenja të qarta të kthimit mbrapa si në rrafshin politik dhe atë ligjor në disa shtete."