Të reja nga Bundesliga
3 Nëntor 2007Reklamë
Në ndeshjet e së premtes të Bundesligës ekipi Energi Kotbus aktualisht i fundit në tabelë mundi nënkampionin gjerman Shalke 04 me rezultatin 1:0. Për Kotbusin ishte kjo fitorja e parë që prej 29 prillit. Goli u shënua nga francezi Christian Bassila. Shalke mban vendin e pestë në tabelë por ka tashmë një disavantazh prej 9 pikësh ndaj kryesuesit të tabelës Bajern i Mynihut.