1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sot heshtje zgjedhore ne Shqiperi, Moisiu u ben thirrje shqiptareve te votojne te gjithe

2 Korrik 2005

Presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu ka kërkuar nga partitë politike zhvillimin e zgjedhjeve sipas standarteve ndërkombëtare. Në fjalën e tij ai iu drejtua si forcave politike, ashtu edhe popullit.

https://p.dw.com/p/AqkC
Zgjedhjet ne Shqiperi, 3 korrik 2005
Zgjedhjet ne Shqiperi, 3 korrik 2005Fotografi: AP
Nga ora 00.00 e dites se sotme ka filluar heshtja elektorale e te gjitha partive politike perpara zgjedhjeve te 3 korrikut per kuvendin e Shqiperise. Kutite e votimit do te hapen te dielen ne 07:00 ne te gjithe Shqiperine dhe do te mbyllen ne oren 19:00.
Me 4 korrik vezhguesit nderkombetare do te deklarojne konstatimet e tyre mbi zhvillimin e zgjedhjeve te 3 Korrikut. Misioni OSBE/ODIHR, Zyra per Institucionet Demokratike dhe te Drejtat e Njeriut do te bashkepunoje me asamblene parlamentare te OSBE-se, Asamblene Parlamentare te Keshillit te Europes dhe Parlamentit Europian.Misioni perfshin 40 eksperte dhe vezhgues afatgjate, te shperndare ne te gjithe Shqiperine dhe rreth 410 vezhgues afatshkurter, te cilet do te monitorojne vetem diten e zgjedhjeve.
Alfred Moisiu i ka drejtuar nje mesazh popullit shqiptar. Nepermjet mesazhit te tij Moisiu u ben thirrje shqiptareve te votojne te gjithe dhe thekson sa rendesi te madhe ne keto zgjedhje ka permbushja e standardeve.