1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Socialdemokratët kërkojnë rrugë të reja drejt objektivit të vjetër

Heinz Dylong12 Shkurt 2004

Socialdemokratët duhet t`i përmbahen kursit të reformave - për këtë janë të një mendimi kancelari Gerhard Shrëder dhe pasuesi i tij në postin e kryetarit të partisë Franc Mynterfering.

https://p.dw.com/p/Ar7h
Në fakt në të ardhmen gjithçka duhet të funksionoj më mirë. Me tërheqjen e tij nga posti i kryetarit të Partisë Socialdemokrate dhe kalimin atij tek Franc Mynterfering, kancelari Gerhard Shrëder sipas interpretimit të tij ka trasuar një rrugë të re. Mynterfering duhet të përkujdeset për ndërmjetësim në mes të politikës së reformave dhe vet partisë së tij. Por menjëherë pas paralajëmrimit të kancelarit Shrëder për tërheqje nga posti i partisë brenda Partisë Socialdemokrate u shfaqen refuzimet e para. Spektri i tyre është i gjerë, disa mendojnë se po shpejtohet me reformat në sistemin social, të tjerët do ti vazhdonin ato me dëshirë. Ushtruesi i detyrës së kryetarit të partisë Franc Myntefering vet shprehet se bëhet fjalë që reformat aktuale të shqyrtohen pa hektikë. Dhe mbi këtë formulë mund të përmblidhen edhe pikëpamjet e kancelarit Shrëder dhe shefit të ardhshëm të partisë Myntefering: kursi i reformave duhet të vazhdoj por zbatimi i tyre duhet të ndodh më ngadalë. Eshtë e mundur që një kjo mënyrë veprimi i krijon më shumë kohë dhe hapësirë kreut të partisë dhe vet kancelarit që të bindin radhët e veta për nevojën e reformave. Franc Myntefering ka detyrën e Herkulesit, të akordoj planet për reformat së bashku me ngarkesat e tyre me imazhin e Partisë Socialdemokrate. Edhe pse kjo çështje mund të kuptohet ashtu siç kanë dëshirë ta quajnë politikanët, problem ndërmjetësimi, prapëseprapë ajo duhet të mirret shumë seriozisht. Kjo për faktin se me këtë rast lëkundet imazhi i socialdemokratëve. Nëse vazhdon futja e elementeve të përkujdesjes private në sistemin social atëherë do të ndryshohet edhe definicioni i barazisë sociale. Dhe një gjë e tillë nuk mund të bëhet aq lehtë siç pat menduar në fillim kancelari. Baza partiake pret dhe meriton një diskutim të gjerë dhe rrënjësor. Në këtë mes Franc Myntefering ka gjasa më të mëdha se Gerhard Shrëder. Për kancelarin është thënë dhe thuhet se është një socialdemokrat i bindur qindpërqind, çka pothuajse nuk e beson askush. Një gjë e tillë nuk thuhet prej askujt për Mynteferingun. Ai në parti gëzon besim të madh i cili mund ti mundësoj atij që në rrugën e reformave pas vetes të marrë bazën socialdemokrate.