Shtruk ve ne pikepyetje konceptin mbrojtes te KFOR-it ne Kosove | Gjermania | DW | 07.09.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Shtruk ve ne pikepyetje konceptin mbrojtes te KFOR-it ne Kosove

Bundesveri eshte bere pre e kritikave te mediave dhe politikaneve gjermane, veçanerisht sa i perket politikes informuese te ministrise se mbrojtjes. Shkas per keto kritika jane bere se fundi edhe njoftimet e mediave gjermane, per nje serb te djegur gjate trazirave te 17 marsit ne Prizren. Per kete aresye, ministri i mbrojtjes Peter Shtruk dha te marten llogari ne nje seance me dyer te mbyllura ne Komisionin e Mbrojtjes ne Bundestag.

Ministri gjerman i mbrojtjes Peter Struck (SPD)

Ministri gjerman i mbrojtjes Peter Struck (SPD)

"A ka kuptim, të ndërtojmë fshatra, të harxhojmë shumë para, që të kujdesemi për kthimin e te moshuarve, ndërkohe qe te rinjte nuk mund te kthehen nga frika e mungeses se perspektives? Ministri gjerman i mbrojtjes, Peter Shtruk, e shtroi këtë pyetje mbas takimit të jashtëzakonshëm të Komisionit të Mbrojtjes në Bundestag, të martën paradite në Berlin. Terthorazi, Shtruk vuri ne pyetje edhe politiken "Standarde para statusit": "Ketu behet fjala per standarde dhe status," - tha Shtruk para gazetareve të martën ne Berlin.

Edhe eksperti i mbrojtjes se fraksionit më të madh të opozitës, Unionit kristiandemokrat e kristiansocial, Kristian Shmidt, tha se formula "standarde para statusit" nuk mund te jete pergjigja e vetme per zgjidhjen e problemit te Kosoves. Ai u pajtua me socialdemokratin Shtruk, se keto procese duhen pare paralelisht me njera=tjetren. Kristiansociali Shmidt hodhi gjithashtu idene per ndertimin e enklavave etnike, si nje koncept me të pershtatshem për ruajtjen e multietnicitetit ne Kosove.

Ministri gjerman i mbrojtjes ishte ftuar ne Komisionin Parlamentar per Mbrojtjen per t'u dhënë përgjigje pyetjeve lidhur me ngjarjet e 17 e 18 marsit, ku, siç u mor vesh para disa ditësh, në sektorin gjerman të KFOR-it në Prizren kishte pasur një viktimë. Një 61 vjeçar serb i pastrehë ishte gjendur i djegur, ne rrenojat e nje shkolle priftërinjsh. Sipas raporteve të mediave gjermane, nuk dihet Peter Shtruk e ka pranuar, depouteti socialdemokratj, Valter Kolbov, ishte informuar per këte rast gjate nje vizite ne Kosove, ne prill te ketij viti. Kolbov nuk kujtohet per nje gje te tille.

Problemi i lidhur me kete incident ka të bëjë, nga njëra anë, me mangësi në politikën e informimimit në radhët e Bundesverit, por në anën tjetër edhe me faktin, që ministri i mbrojtjes vete, vazhdimisht kishte theksuar, se ushtarët e tij s'kishin mundur të mënjanonin djegjen e ndertesave, por kishin arritur të shpetonin jeten e serbeve. Opozita kristiane e liberale eshte duke shikuar tani mundesine e ngritjes së një komisioni hetimor. Sipas tyre sqarimet e deritanishme te minsitrit te mbrojtjes nuk kane qene te mjaftueshme. Sekretari i pergjithshem i grupit parlamentar kristiansocial e kristiandemokrat ne Bundestag, Fëlker Kauder, i quajti te percipta, argumentat i socialdemokratit Shtruk ne Komisionin e Mbrojtjes. Gjermania aktualisht merr pjese në misionin paqeruajts të KFOR-it me 3300 ushtare.

  • Data 07.09.2004
  • Autor Anila Shuka, Berlin
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar5q
  • Data 07.09.2004
  • Autor Anila Shuka, Berlin
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar5q