Shkollat gjermane më të mira se ç′e kane namin | Gjermania | DW | 14.06.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Shkollat gjermane më të mira se ç'e kane namin

Që kur dolën rezultatet e para të studimeve të ashtuquajtura “Pisa” shkollat e Gjermanisë morën nam të keq. Sipas tyre dilte që mësuesit dhe shkollat gjermane janë të dobëta. Këtë e hedh poshtë një studim i ri që ka nxjerrë së fundi revista ekonomike "Capital" dhe firma “Microsoft Deutschland”.

Detyra te merzitshme? Sipas studimit te Capital dhe MIcrosoft Deutschland ofertat mesimore te shkollave gjermane jane me te larmishme se gjetke

Detyra te merzitshme? Sipas studimit te Capital dhe MIcrosoft Deutschland ofertat mesimore te shkollave gjermane jane me te larmishme se gjetke

Klasifikimi u bë në bazë të 20 kritereve të ndara në katër kategori: përkujdesjen për nxënësit, pajisjet me mjete mësimore, oferten e kurseve dhe komunikimin. Formularët iu drejtuan 3.480 shkollave të mesme, prej të cilave u përgjigjën 575. Më vonë rezultati u krahasua me 200 shkolla të shkëlqyera në 16 vende evropiane. Kryeredaktori i revistës "Capital" Kai Step tregon:

"Befasues ishte fakti, që shkollat tona mund të krahasohen fare mirë me ato evropiane. Në se në klasifikim do të përshinim dhe shkollat më të mira të Evorpës, vetëm njëra prej këtyre do të arrinte të zinte vend në dhjetëshen më të mirë gjermane.”

Gjermania është shumë më mirë se ç’kemi menduar, shton Step. Shkollat më të mira janë në Bavari dhe Nordrajn Vestfali, prej nga vijnë gati një e treta e fituesve , por jo vendi i parë: Aty gjendet një shkollë nga landi jugperëndimor Baden=Vyrtemberg.

Në shumicën e shkollave gjermane numri i nxënësve nëpër klasa është më i madh se në vende të tjera të Evropës. Mosha mesatare e mësuesve është po ashtu më e lartë. Por shkollat gjermane ofrojnë orë shtesë në gjuhë, projekte me mjedisin, art dhe muzikë. Këtë nuk e bëjnë vetëm shkollat e shtrenjta private:

"Rezultati ka treguar, se shkollat e pajisura mirë dhe mësues të angazhuar ka si në sektorin privat ashtu edhe atë publik. Të gjitha llojet kanë shkolla që janë të shkëlqyera,“

Shkolla nuk është gjithçka. Për suksesin e mëvonshëm të nxënësve luajnë një rol të rëndësishëm edhe kontaktet në vendet e punës, praktikat ose ndihmat për aplikim. Oferta të tilla varen nga faktorë të ndryshëm, angazhimi i mësuesve, drejtuesit, rrethi shoqëror, thotë Step. Kjo është arsyeja, se përse shumë prej shkollave që gjenden në rrethe të paintegruara të shoqërisë, janë në fund të listës së klasifikimit. Ishin pikërisht këto shkolla, ato që i dhanë Gjermanisë një notë mesatarisht të ulët në të ashtuquajturin studim “Pisa”.

  • Data 14.06.2005
  • Autor Karin Kails, DW Berlin
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar3R
  • Data 14.06.2005
  • Autor Karin Kails, DW Berlin
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar3R